Putin viziton qytetin e Mariupolit të aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia

March 19, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një vizitë në qytetin Mariupol në rajonin e Donetskut që vendi i tij e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putini ka mbërritur në qytetin Mariupol me helikopter.

Presidenti rus duke drejtuar automjetin ka shëtitur në lagje të ndryshme të qytetit, vijën bregdetare dhe ndërtesën e teatrit.

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Marat Khusnullin informoi Putinin rreth punimeve të ndërtimit dhe riparimit në qytet.

Ndërkohë Putin u takua me banorët e qytetit në lagjen Nevskiy në Mariupol dhe vizitoi në shtëpinë e tyre një familje.

Vizitë në qendrën komanduese të trupave ruse

Presidenti rus Putin po ashtu vizitoi qendrën komanduese të trupave ruse në qytetin Rostov-na-Donu të Rusisë të cilët kanë luajtur një rol aktiv në luftën në Ukrainë.

Në një mbledhje këtu me zyrtarët ushtarakë, Putin dëgjoi raportimet e bëra nga disa komandantë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë-së, Valery Gerasimov.

Ndërkohë dje Putin zhvilloi vizitë në qytetin Sivastopol në Krime të cilën Rusia e aneksoi në mënyrë të paligjshme në vitin 2014.

Rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës, u aneksuan në mënyrë të paligjshme me dokumentet që presidenti rus Putin nënshkroi në një ceremoni të mbajtur në Pallatin e Kremlinit më 30 shtator 2022.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gjobiten 334 shoferë në Shkup, 200 për tejkalim shpejtësie

Story i radhës

Pranvera rikthen virozat, fluks pacientësh në spitale

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë