Putin urdhëron agjencinë ruse të sigurisë të forcojë kundërzbulimin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka udhëzuar Shërbimin Federal të Sigurisë që të forcojë kundërzbulimin për një përgjigje proporcionale ndaj shërbimeve të inteligjencës perëndimore, transmeton Anadolu.

Duke folur në një mbledhje të bordit të Shërbimit Federal të Sigurisë, presidenti rus tha se shërbimet e inteligjencës perëndimore “japin të gjithë fuqinë” në Rusi dhe ai i bëri thirrje inteligjencës ruse që të përgjigjen në “mënyrë të barabartë”.

Putin tha se viti 2022 ishte një “vit i veçantë” për Shërbimin Federal të Sigurisë, pasi stafi i tij ka marrë pjesë në “operacionin special ushtarak” të Moskës dhe ka fituar një “përvojë të paçmuar luftarake”.

“Shërbimi Federal i Sigurisë dhe shërbimet tona të tjera të inteligjencës gjatë vitit të kaluar kanë grumbulluar të njëjtën përvojë (si njësitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe ato ushtarake) dhe ne jemi gjithashtu të detyruar të përdorim atë plotësisht për të orcuar sigurinë kombëtare të vendit tonë, për të mbrojtur shtetin, shoqërinë, si dhe të drejtat dhe liritë e qytetarëve tanë”, tha Putin.

Detyra kryesore e Shërbimit Federal të Sigurisë, tha Putin, është të sigurojë inteligjencë për ushtrinë ruse, të ndihmojë njerëzit në zonën e luftimit, të marrë nën “kontroll të posaçëm” vijën kufitare Rusi-Ukrainë, të organizojë një kalim të papenguar për refugjatët, si dhe të parandalojë infiltrimin e sabotatorëve.

“Është e nevojshme të forcohet linja e kundërzbulimit në përgjithësi, sepse shërbimet e inteligjencës perëndimore tradicionalisht kanë punuar gjithmonë në mënyrë aktive në Rusi dhe tani ata kanë hedhur personel shtesë mbi ne, si dhe burime teknike të tjera. Ne duhet të përgjigjemi në përputhje me rrethanat”, tha Putin, duke theksur se informacioni rreth industrisë së mbrojtjes “duhet të mbrohet mirë”.

Ai kërkoi nga agjencia ruse e sigurisë që t’i kushtojë vëmendje mbrojtjes së hapësirës digjitale dhe infrastrukturës energjetike, si dhe vëmendje kundër kërcënimit terrorist për të parandaluar rekrutimin e radikalëve për t’i përdorur ato kundër Rusisë.

“Është e nevojshme të identifikohen dhe ndalohen aktivitetet e paligjshme të atyre që përpiqen të përçajnë dhe dobësojnë shoqërinë tonë, duke përdorur armë separatizmin, nacionalizmin, neo-nazizmin dhe ksenofobinë. Kjo është zbatuar gjithmonë edhe për vendin tonë dhe tani, natyrisht, përpjekjet më aktive janë përpjekjet për të aktivizuar gjithë këtë llum në tokën tonë”, theksoi Putin.

Putin po ashtu i bëri thirrje Shërbimit Federal të Sigurisë që t’u përgjigjet në mënyrë efektive të gjitha këtyre sfidave, të veprojë në mënyrë “të vendosur dhe agresive” së bashku me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar Anti-Terrorist, si dhe të përdorë të gjithë arsenalin e mjeteve operative, analitike dhe të tjera.





Story i mëparshëm

Dembele shpëton nga falimentimi klubin ku u rrit

Story i radhës

“Babain ma kallën çetnikët për së gjalli”, Gazmend Halilaj: Qysh t’i falim ata që vranë intelektualët e vendit!

Të fundit nga