putin refuzon te marre pjese ja kush do e perfaqesoje rusine ne funeralin e papa franceskut 6809f2181b5a2

Putin refuzon të marrë pjesë, ja kush do e përfaqësojë Rusinë në funeralin e Papa Françeskut

April 24, 2025
1 minut lexim

Ministrja e Kulturës e Federatës Ruse, Olga Lyubimova, do të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, duke përfaqësuar zyrtarisht Rusinë në këtë ngjarje të rëndësishme.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili deklaroi se vendimi për përfaqësimin e Rusisë u mor personalisht nga presidenti Vladimir Putin.

Ndërsa pjesëmarrja e ministrisë është zyrtare, mungesa e presidentit Putin ka tërhequr vëmendje të veçantë, pasi ekzistonte mundësia që ai të udhëtonte drejt Italisë.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi, dhe sipas analizave, një nga arsyet mund të jetë urdhri i arrestit i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë – një urdhër që Italia, anëtare e Bashkimit Evropian, nuk e ka zbatuar ende.

Që nga fillimi i ofensivës ushtarake të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, mbi 2,400 individë dhe entitete ruse janë përballur me sanksione nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë edhe vetë presidentin Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ZEQIRIJA IBRAHIMI
Story i mëparshëm

Zeqirija Ibrahimi mesazh Taravarit: “Pak BDI, pak qeveri, ollmaz Doktor!”

asambleistet e lvv se ne prishtine bojkotojne seancen per planin zhvillimor komunal 6809f2cd10ec3
Story i radhës

​Asambleistët e LVV-së në Prishtinë bojkotojnë seancën për Planin Zhvillimor Komunal

Të fundit nga

ShkoLartë