Putin planifikon komunikimin me Xi Jinping, Kremlini: Dy presidentët diskutime mbi “një mori çështjesh”

Presidenti rus Vladimir Putin do të bisedojë me homologun e tij kinez përmes një komunikimi me video të premten për të diskutuar “një mori çështjesh dypalëshe dhe rajonale”.

“Putin dhe Xi Jinping do të “këmbejnë pikëpamjet mbi problemet më të mprehta rajonale, ato që janë më afër nesh, Rusisë dhe ato që janë më afër Kinës”, tha Kremlini në një deklaratë zyrtare.

Moska ka kërkuar të thellojë lidhjet e saj ekonomike, politike dhe të sigurisë me Pekinin që kur dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë në shkurt.

Të dy vendet nënshkruan një partneritet strategjik “pa kufij” disa ditë përpara se Rusia të niste fushatën.

Pekini ka rritur gjithashtu blerjet e tij të naftës dhe gazit rus që kur vendet evropiane ndërprenë lidhjet me Rusinë, ndërsa Moska ka mbështetur publikisht qëndrimin e zotit Xi për Tajvanin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia shpall në kërkim reperin Fero

Story i radhës

Sara Hoxha tregon se kur ka nisur romanca Elhaida-Ledian dhe si e ka pritur produksioni

Të fundit nga