putin nis hakmarrjen ndaj krereve te ushtrise per deshtimin ne ukraine 627d4f916bdda

Putin nis hakmarrjen ndaj krerëve të ushtrisë për dështimin në Ukrainë

May 12, 2022
1 minut lexim

Burime nga zyrtarët ukrainas pranë presidentit Volodymyr Zelensky konfirmojnë se Vladimir Putin, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, ka nisur hakmarrjen ndaj zyrtarëve të lartë të ushtrisë së tij për dështimin me ofensivën në Ukrainë.

Sipas veteranit të inteligjencës ukrainas, Oleksiy Arestovych, “viktima” e parë e furisë së Putin është gjenerali Valery Gerasimov i cili raportohet të jetë pezulluar nga detyra, ndërkohë që një grup oficerësh janë shkarkuar nga pozicionet e tyre madje disa prej tyre dhe janë arrestuar.

Gjatë një bisede me disidentin rus Mark Feygin, Arestovych u shpreh se sipas informacioneve paraprake, Gerasimov është pezulluar de-fakto dhe i janë lënë disa ditë kohë për të rregulluar gjërat.

“Komandanti i regjimentit të parë të tankeve të distriktit ushtarak perëndimor, gjeneralt Sergei Kisel gjithashtu është arrestuar dhe shkarkuar pasi kontigjenti i parë i tankeve u shkatërrua pranë Kharkivit “, shtoi Arestovych.

Dy komandantë të tjerë të ushtrisë janë shkarkuar për shkak të humbjeve të mëdha në fushën e betejës, sipas informacionit të lëshuar në një kanal Telegram të drejtuar nga ministria e brendshme ukrainase, e cila gjithashtu pretendonte se komandanti i flotës së Detit të Zi është shkarkuar dhe arrestuar dhe zëvendësadmirali i tij është vendosur nën hetim.

Arestovych theksoi se informacioni i tij është paraprak, por bazohet në faktin se Gerasimov nuk mori pjesë në paradën së Ditës së Fitores që u mbajt në Moskë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

be planifikon 195 miliarde euro per pavaresine energjetike nga rusia 627d4e344f5c9
Story i mëparshëm

​BE planifikon 195 miliardë euro për pavarësinë energjetike nga Rusia

ethet presidenciale te gjithe po flasin me te gjithe ps nuk flet me berishen 627d4f9f3622d
Story i radhës

Ethet presidenciale/ Të gjithë po flasin me të gjithë! PS nuk flet me Berishën

Të fundit nga

Këngëtari ikonik Bob Dylan mbush 84 vjeç

Bob Dylan mbush 84 vjeç. I lindur në Duluth të Minesotës, ai konsiderohet si një nga figurat më autoritare dhe me ndikim në muzikën e shekullit të njëzetë. Autor i këngëve ikonike
ShkoLartë