Putin nënshkruan ligjin që liron nga akuzat të burgosurit për vrasje, plaçkitje e shpërndarje të drogës – në këmbim të kësaj do të nisen për në luftë

November 6, 2022
1 minut lexim

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin me të cilin mundëson mobilizimin e rusëve të dënuar për vrasje, plaçkitje, shpërndarje të drogës dhe vepra tjera të rënda penale, që kualifikohen ashtu sipas ligjeve në fuqi në Federatën Ruse.

Ky veprim i Putinit i mundëson mobilizimin e qindra mijëra njerëzve të dënuar, që të lirohen nga burgjet dhe të nisen për në luftë.

Të vetmit që janë përjashtuar nga ky ligj, janë të gjithë ata që janë dënuar për krime seksuale ndaj të miturave, spiunazh, tradhti apo terrorizëm.

Gjithashtu janë përjashtuar edhe ata që kanë tentuar të kryejnë grusht shtet, rrëmbim të aeroplanit apo kanë marrë pjesë në mënyrë të kundërligjshme në transportimin e mjeteve bërthamore.

Presidenti rus tha se Kremlini ka mobilizuar 18 mijë ushtarë shtesë, duke tejkaluar shifrën prej 300 mijë që ishin planifikuar të nisen në luftën e Ukrainës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I biri publikon fotografinë e ish-presidentit Thaçi: Kjo s’është lamtumirë, por vetëm mirupafshim

Story i radhës

Disa mënyra për të përballuar frazat fyese pa humbur durimin

Të fundit nga

ShkoLartë