Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi ligjin i cili u ndalon rusëve të kryejnë “nënën surrogate” për të huajt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas ligjit të nënshkruar nga Putin i cili është publikuar në Sistemin e Informacionit Ligjor Shtetëror të Rusisë, është vendosur ndalimi që të kryhet surrogaci për meshkujt beqarë dhe shtetasit e huaj në vend.
Në kuadër të ligjit në fjalë, nga shërbimi i surrogacisë mund të përfitojnë vetëm shtetasit rusë të martuar ose ata të cilët nuk mund të lindin fëmijë për shkak të problemeve shëndetësore me kushtin që të jenë shtetas rusë.
Gjithashtu, sipas ligjit, fëmijët që lindin nga nënat surrogate do të konsiderohen shtetas rusë.
Duma Shtetërore që është Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë më 8 dhjetor miratoi projektligjin i cili u ndalon rusëve të kryejnë “nënën surrogate” për të huajt.