Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret këtë të enjte lidhur me transportin e mallrave nga Perëndimi.
Me anë të këtij dekreti, Putin ka autorizuar qeverinë që të ndalojë disa kamionë perëndimorë që të kalojnë në territorin e Rusisë, shkruan Aljazeera.
Ndalimi, i cili zbatohet për automjetet që transportojnë mallra, hyn në fuqi menjëherë dhe zbatohet për vendet me kufizime të ngjashme kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.