Putin miraton krijimin e sistemit të përbashkët rajonal të mbrojtjes ajrore me Kirgistanin

May 29, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi ligjin i cili miraton marrëveshjen lidhur me krijimin e sistemit të përbashkët rajonal të mbrojtjes ajrore mes vendit të tij dhe Kirgistanit, transmeton Anadolu.

Sipas ligjit të nënshkruar nga Putin dhe të publikuar në Sistemin e Informacionit Ligjor Shtetëror të Rusisë, Rusia dhe Kirgistani do të formojnë sistemin e përbashkët rajonal të mbrojtjes ajrore.

Vihet në dukje se ky sistem është pjesë e pandarë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes ajrore të shteteve anëtare të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) dhe se në këtë mënyrë do të zhvillohet mbrojtja ajrore e rajonit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve më 16 gusht 2022, palës ruse do t’i ndahet një zonë në Kirgistan për përdorim të përkohshëm.

Koordinimi i veprimeve të përbashkëta të trupave të Sistemit të Përbashkët Rajonal të Mbrojtjes Ajrore Rusi-Kirgistan, të cilat janë pjesë e sistemeve të tjera rajonale të mbrojtjes ajrore të CIS, do të zhvillohen nga Komanda e Forcave Ajrore të Rusisë.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pendarovski nënshkroi Dekretin mbi ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D

Story i radhës

Mbahet në burg nën akuzën e shit-blerjes së votës, dosja e Fredi Belerit i kalon Apelit të Posaçëm

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
sqmken
ShkoLartë