Putin kërkon sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen në internet

January 29, 2022
1 minut lexim

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar administratën e tij që të shqyrtojë një sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen “toksike” në internet, ndonëse hollësitë nuk janë bërë të ditura.

Sistemi i ri është përshkruar si “regjistër vetërregullues i përmbajtjes toksike”, me qëllim të “mbrojtjes së të rinjve”.

Kremlini do të analizojë këtë sistem deri më 1 qershor, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Për urdhrin e së enjtes, është raportuar fillimisht të shtunën, më 29 janar në mediat ruse.

Putin ka dhënë shenja për kufizime në përmbajtje, duke akuzuar internetin për korrupsion të të rinjve dhe për nxitje të protestave në rrugë nga kundërshtarë opozitarë, disa prej të cilëve autoritetet i kanë shpallur ekstremistë.

Rusia ka rritur presionin vitin e kaluar ndaj kompanive të mëdha teknologjike, duke i gjobitur me gati 100 milionë dollarë, për shkak se ato nuk kanë larguar përmbajtjen që konsiderohet e ndaluar në këtë shtet./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Basha flet për takimin me ambasadoren Kim: Qëndrimi i SHBA është i qartë

Story i radhës

Të shtëna me armë në Vizbeg, plagoset një person

Të fundit nga

Betlehemi në hijen e luftës: Krishtlindjet pa gëzime

Krishti, sipas historisë së Krishtlindjesnë fenë e krishterë, lindi në një stallë në Betlehem. Arsyeja ishte se nuk kishte vend strehimi në Betlehem. Ndërsa sot, 2000 vjet më vonë, situata është krejtësisht ndryshe: pothuajse të
ShkoLartë