putin ka vdekur kujdes kur tv rus te transmetoje liqenin e mjellmave 6288e1930a3a0

“Putin ka vdekur”? Kujdes kur TV rus të transmetojë “Liqenin e Mjellmave”!

May 21, 2022
1 minut lexim

Armiqtë e Vladimir Putinit po e mbajnë njërin sy nga ekrani i televizorit, sepse transmetimi i “Liqenit të Mjellmave”, sipas Newsweek, mund të tregojë vdekjen e tij.

Ky balet, i kthyer në simbolin më shumë se një shekulli të kulturës së lartë, është një nga kontributet më të famshme të Rusisë në artin botëror, një vepër që përmban të gjithë patosin e thellësinë e kombit modern rus, dhe një histori e errët me një fund tragjik.

Por “Liqeni i Mjelmave” konsiderohet gjithashtu dhe si një çelës sekret për situatën e brendshme në Kremlin. Baleti me muzikën e Çajkovskit është përdorur shpesh nga media vendase edhe si shenjë e një krize, e madje edhe e një ndryshimi të lidershipit.

Kur Leonid Brezhnjevi vdiq në 1982, televizioni shtetëror transmetoi një Liqen të Mjellmave në vend të një njoftimi për vdekjen e tij. Të njëjtat pamje u transmetuan për Yuri Andropov në 1984 dhe Konstantin Chernenko në 1985.

Kjo teknikë u përdor edhe në vitin 1991 kur komunistët u përpoqën të rrëzonin Mikhail Gorbaçovin. Liqeni i Mjellmave u transmetua për tre ditë rresht, ndërsa publiku priste lajme.

Image

Artikulli i publikuar

Në vitin 2011, kanali televiziv kombëtar rus Kultura shfaqi një ritransmetim të Liqenit të Mjellmave për të përkujtuar 20 vjetorin e tentativës së grushtit të shtetit.

Vitet e fundit, ukrainasit kanë përdorur gjithashtu simbolikën e Liqenit të Mjellmave për të komentuar ose spekuluar në heshtje mbi ngjarjet e Kremlinit.

Në vitin 2014, pak pasi Rusia aneksoi Krimenë, katër kërcimtarë të veshur si mjellma kaluan para tankeve në muzeun ushtarak të Odesës.

Një shfaqje e muajit të kaluar në TV Rain iu drejtua në mënyrë të ngjashme Putinit, duke përcjellë në të njëjtën kohë një demonstrim solidariteti me Ukrainën dhe një dëshirë ogurzezë vdekjeje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ilir shaqiri dhe shkurte fejza me kenge kushtuar heroit azem behluli 6288e18d675fd
Story i mëparshëm

Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza me këngë kushtuar heroit Azem Behluli

bie interesimi vaksinohen vetem 113 qytetare 6288e58a54992
Story i radhës

Bie interesimi, vaksinohen vetëm 113 qytetarë

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë