​Putin i dhuron vodkë Berlusconi-t, KE thotë se u shkelën sanksionet

October 20, 2022
1 minut lexim

Njëzet shishe vodka të dërguara nga presidenti rus Vladimir Putin për politikanin italian Silvio Berlusconi shkelin sanksionet evropiane të vendosura për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, njoftoi Komisioni Evropian.

Ish-kryeministri Berlusconi, partia e të cilit Forza Italia do të jetë pjesë e qeverisë së re të koalicionit, ndezi polemika këtë javë duke thënë se ai ishte përsëri në kontakt me Putin.

“Për datëlindjen time, ai më dërgoi 20 shishe vodka dhe një letër shumë të bukur,” u tha Berlusconi (86) ligjvënësve të tij, sipas një regjistrimi audio të transmetuar nga agjencia e lajmeve LaPresse.

Sanksionet evropiane të vendosura në prill, përfshijnë ndalimin e importit të alkoolit rus, përfshirë vodkën, tha KE, duke shtuar se nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për dhuratat.

Por i takon shteteve anëtare të zbatojnë këto sanksione dhe nuk dihet nëse autoritetet italiane do të ndërmarrin ndonjë masë në këtë drejtim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ajo që po bën qeveria me energjinë, e pashembullt,” Ahmetaj: Opozita vepron politikisht kur del kundër fashës

Story i radhës

Me lot në sy, Shakira flet për ndarjen nga Pique në këngën e fundit

Të fundit nga

Dy të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Rusia kreu sulme me dronë në kryeqytetin ukrainas të Kievit mes të martës dhe të mërkurës. Gjatë sulmit u vranë dy njerëz dhe u plagosën të paktën gjashtë të tjerë. Sulmi gjithashtu

​Këta telefona mbeten pa WhatsApp sot

WhatsApp do të ndalojë mbështetjen e sistemeve operative më të vjetra në Android dhe iOS, që do të thotë se disa telefona inteligjentë nuk do të mund ta ngarkojnë këtë aplikacion të
ShkoLartë