Putin i dërgoi në fushëbetejë nën urdhrat e grupit Wagner, Britania: Kush dezerton, ekzekutohet!

Një nga mënyrat që lideri rus Vladimir Putin ka zgjedhur për të mbushur radhët bosh në ushtri si pasojë e luftës në Ukrainë, ka qenë edhe rekrutimi i të dënuarve dhe dërgimi i tyre në front.

Ministria britanike e mbrojtjes ka deklaruar se shumica prej tyre të cilët konsiderohen mercenarë dhe që luftojnë krah grupit famëkeq Wagner në Ukrainë mund të përballen me ekzekutim nëse devijojnë nga planet e fushëbetejës dhe nuk zbatojnë urdhrat.

Olga Romanova, një aktiviste për të drejtat e të burgosurve, ka deklaruar se rreth 35,000 të dënuar rusë janë dërguar në Ukrainë dhe luftojnë nën urdhrat e grupit Wagner, që drejtohet nga Yevgeny Prigozhin.

“Luftëtarët pajisen me telefona inteligjentë ose tabletë që përshkruajnë rrugët e tyre dhe objektivat e sulmit, ndërsa komandantët në nivel toge dhe lart përdorin imazhe me dron për të monitoruar luftimet nga një distancë. Individët janë urdhëruar të ecin në rrugën e paraplanifikuar, shpesh me mbështetje zjarri, por më rrallë krahas automjeteve të blinduara. Operativët e Wagner që devijojnë nga rruga pa autorizim ka të ngjarë të kërcënohen me ekzekutim. Këto taktika brutale synojnë të ruajnë asetet e rralla të Wagner-it të komandantëve me përvojë dhe automjeteve të blinduara, në kurriz të rekrutëve të dënuar më të disponueshëm, të cilët organizata i vlerëson si jo aq problem edhe nëse humben”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Në shtator, gjatë një vizite rekrutimi në rajonin Mari El të Rusisë, 500 milje në lindje të Moskës, Prigozhin, 61 vjeç, u ofroi të burgosurve lirinë e tyre në këmbim të një gjashtë-mujori shërbim ushtarak në Ukrainë. Ai paralajmëroi se kushdo që dezertonte do të pushkatohej. Ligji rus nuk lejon që të burgosurve t’u jepet amnisti në këmbim të shërbimit ushtarak.

Muajin e kaluar, një video që tregon vrasjen e një ish mercenari rus që luftonte me Wagner, por dezertoi u postua në një kanal Telegram. Yevgeny Nuzhin u shfaq duke u goditur për vdekje me një vare nga një burrë i paidentifikuar me mjete luftarake. Nuzhin, 55 vjeç, kishte vuajtur 24 vjet për vrasje, por u lirua nga Wagner në korrik dhe u dërgua në Ukrainë, ku nuk zbatoi urdhrat.

Ndërkohë në tetor, një i burgosur që po vuante një dënim të gjatë me burg për vrasje u “fal” pasi u dërgua në Ukrainë të luftonte , por humbi këmbën në betejë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryediplomati grek nesër viziton Kosovën

Story i radhës

Raporti me Gresën dhe ish-gruan e tij, Olti Curri i drejtohet Stresit: Po më kujton historinë e trekëndëshit ‘Trixa, Donald dhe Bora’

Të fundit nga