Vladimir Putin ka fajësuar drejtpërdrejt Ukrainën për shpërthimin në një urë jetike që lidh Rusinë dhe Krimenë, duke e përshkruar sulmin e fundjavës si “akt terrori” të kryer nga “shërbimet sekrete ukrainase” mes pritjeve në rritje se Kremlini planifikon një përshkallëzim të afërt dhe të ashpër të lufte, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.
Presidenti rus publikoi një video të dielën mbrëma në kanalin Telegram të Kremlinit, duke thënë:
Nuk ka dyshim. Ky është një akt terrorizmi që synon të shkatërrojë infrastrukturën e rëndësishme civile…
Kjo ishte ideuar, kryer dhe urdhëruar nga shërbimet speciale të Ukrainës.”