Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake – ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

min lexim

Ish-ministrja e Jashtme austriake, e cila e kishte e ftuar në dasmën e saj presidentin rus, Vladimir Putin, është emëruar ambasadore e vullnetit të mirë për ruajtjen e tigrave.

Karin Kneissl, e cila jeton në Rusi, do të fokusohet veçanërisht në mbrojtjen e tigrit siberian, specie dikur e zakonshme në Azinë veriore, numri i të cilit ka rënë.

Sergej Aramilev, kreu i qendrës për tigrat siberianë në qytetin e largët rus të Vladivostok, tha se Kneissl do të ndihmojë institucionin në çështjet ndërkombëtare, shkruan derspiegel.

Kneissl ishte ministre e Jashtme e Austrisë midis 2017 dhe 2019. Ajo shërbeu në një qeveri të udhëhequr nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë, megjithëse nuk ishte anëtare e partisë.

Ajo kërceu me Putinin në dasmën e zhvilluar në vitin 2018 në Austri, duke shkaktuar kritika ndërkombëtare.

Gruaja 59-vjeçare tha në forumin ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg në muajin qershor se ishte e lumtur për mundësinë që iu dha për të jetuar dhe punuar në Rusi.

Tigri siberian është macja më e madhe në botë. Në muajin shtator të vitit 2022, Kneissl tha në forumin ekonomik në Vladivostok se do të dëshironte të luante një rol në mbrojtjen e maceve të mëdha në vend. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Aksident në aksin Korçë – Bilisht/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me murin, një i lënduar

Story i radhës

Restaurimi i Rezidencës së Rugovës, drejt përfundimit – thotë deputetja Statovci

Të fundit nga