Putin do të takohet nesër në Kazakistan me presidentin turk

1 minut lexim

Vladimir Putin do të takohet nesër me presidentin turk Tajip Erdogan për bisedime në Kazakistan, tha ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, përcjell Bota sot.

Të dy udhëheqësit pritet të takohen nesër në kryeqytetin e Kazakistanit për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe gjendjen e marrëveshjes historike, të ndërmjetësuar në korrik nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, për të zhbllokuar eksportet bujqësore të Ukrainës nga portet e saj jugore.

Duke folur sot para gazetarëve, Ushakov tha: “Tani shumë thonë se turqit janë gati të dalin me iniciativa të tjera në kontekstin e zgjidhjes së konfliktit ukrainas.

“Ka raporte në shtyp se pala turke po parashtron konsiderata specifike në lidhje me këtë, nuk e përjashtoj që Erdogan të prekë aktivisht këtë temë gjatë kontaktit në Astana. Kështu që na pret një diskutim shumë interesant dhe, shpresoj, i dobishëm. .”

Putin do të takohet gjithashtu me emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani gjatë vizitës së tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ushtria ukrainase rimerr pesë vendbanime në Herson

Story i radhës

Miratohet me 143 vota rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Të fundit nga