putin dinak ish presidenti moisiu nje gabim i vogel dhe mund te shpertheje lufta e trete boterore 622300e207078

“Putin dinak”, ish-presidenti Moisiu: Një gabim i vogël dhe mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

March 5, 2022
min lexim

Ish-presidenti Alfred Moisiu teksa ka komentuar luftën në Ukrainë, deklaroi se një gabim i vogël mund të çonte në shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24’, Moisiu si një ish-ushtarak pohoi se Putin është një president dinak dhe i pamëshirshëm, ndërsa shtoi se ai nuk e kishte parashikuar rezistencën e ukrainasve. Ai pohoi se rreziqet i kishin menduar, por kurrë që të plaste një luftë e tillë.

Sa i shqetësuar jeni ju për këtë që po ndodh në Ukrainë?

Kjo që një gjë e papritur. Putini me deklaratat e tij të forta, por prapë nuk mendoj se do të kalohej në këtë shkallë lufte në zemër të Europës. Me atë bujë që iu dha stërvitjeve, mendoja se diçka do të bënte, por se mendova se do të kalonte në këtë luftë. Është një luftë me shkatërrim. Një situatë jo vetëm alarmante dhe e vështirë për Ukrainë, por për të gjithë Europën. Një gabim i vogël und të çojë në luftë botërore.

Është reale frika e një lufte?

Një gabim i vogël të bëhet nga një ushtar apo oficer, janë armët e reagimit, armët bërthamore, dhe mund të shpërthejë gjithçka. Kjo do ishte katastrofë. Po e shoh që edhe me Macron, apo me Scholz, dhe Biden, Putini komunikon. Komunikimet nuk janë thjesht për të shkëmbyer informata, por dhe presion dhe shpresë se jo gjithçka është mbyllur. Është bërë një shkrim më herët në një revistë ushtarake ku hidhte tezat se si mund të jetë një luftë në kohën e sotme. Po realizohet kjo në 2022-shin. Para se të hidhen vendimet ushtarake në hartë, bëhet studimi i forcave dhe se si mund të arrihet më shpejt qëllimi. Në këto kushte është egërsi e tepruar. Bëra bisedë një ditë me një diplomat, ku i thashë Putini është dinak dhe i pamëshirshëm.

Si e shikoni atë personazh politik?

Ai e ka ndërtuar figurën e tij. Është propozuar për çmimin Nobel. Ai e ndyri figurën e tij shumë me këto vrasje dhe përdorim mizor të pushtetit. Mesa duket, ne që jemi ushtarak e kuptojmë këtë punë, por llogaria s’ka qenë kjo, por që kjo punë të mbyllej brenda 5-6 ditësh. Mendoj se presidenti Zelensky, na befasoi të gjithëve. Një aktor i teatrit, komik, të imagjinosh këta tanët të zgjedhur president, që tregon kurajo dhe atdhedashuri dhe aftësi drejtuese. Kjo e ngriti nivelin e gatishmërisë së popullit. Ushtria mori zemër nga qëndrimi i tij.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

okb me shume se 1 2 milione refugjate jane larguar nga ukraina 6222ff081b039
Story i mëparshëm

OKB: Më shumë se 1.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

historia qe nisi me barazim 6223098e4a12e
Story i radhës

Historia që nisi me barazim

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë