Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan diskutuan mbi çështjet për sigurinë kufitare Azerbajxhan-Armeni dhe sigurimin e lidhjeve ekonomike dhe të transportit në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga pallati i Kremlinit thuhet se Putin dhe Pashinyan zhvilluan bisedë telefonike.
Në deklaratën ku rikujtohet takimi i dy liderëve për zbatimin e deklaratave trepalëshe mes Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë në kuadër të takimit të Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik të mbajtur në Bishkek më 9 dhjetor, thuhet se “Vëmendje të veçantë iu kushtua projekteve për garantimin e sigurisë në kufirin Azerbajxhan-Armeni dhe rivendosjen e lidhjeve tregtare, ekonomike, të transportit dhe logjistike në Kaukazin Jugor”.