putin dhe aliyev zhvilluan bisede telefonike per karabakun 650c3ed3964d7

Putin dhe Aliyev zhvilluan bisedë telefonike për Karabakun

September 21, 2023
1 minut lexim

Në bisedën telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të Azerbajxhanit Ilham Aliyev për çështjen e Karabakut, është vendosur të intensifikohet puna për negociatat në nivelin më të lartë në përputhje me marrëveshjet trepalëshe, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga Kremlini thuhet se Putin ka patur një bisedë telefonike me Aliyevin në lidhje me Karabakun. Theksohet se Putin dhe Aliyev kanë tërhequr vëmendjen për rëndësinë e zbatimit konsekuent të marrëveshjeve të arritura me ndihmën e Forcave Ruse të Paqes për ndalimin e plotë të konflikteve në Karabak.

Gjatë takimit ku u diskutuan hapat prioritare për stabilizimin e mëtejshëm të situatës dhe tejkalimin e problemeve humanitare në rajon, Putin theksoi rëndësinë e garantimit të të drejtave dhe sigurisë së popullatës armene në Karabak.

Pala azerbajxhanase konfirmoi se është e gatshme të ndërveprojë me Forcat Ruse të Paqes Ruse për këto çështje.

Në bisedë u arrit marrëveshje për intensifikimin e punës në rrugën e negociatave në nivelin më të lartë në përputhje me marrëveshjet trepalëshe në periudhën 2020-2022 dhe se këto negociata përfshijnë heqjen e pengesave në transportin në rajon, përcaktimin e kufirit Azerbajxhan-Armeni dhe aktivizimin e përgatitjes së marrëveshjes së paqes midis Bakusë dhe Jerevanit.

Aliyev ka kërkuar falje dhe ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për vdekjen tragjike të personelit ushtarak të Forcave Ruse të Paqes në Karabak më 20 shtator dhe theksoi se do të kryhet hetim më gjithëpërfshirës për incidentin dhe përgjegjësit do të marrin dënimin e nevojshëm.

Prokuroritë e dy vendeve kanë qenë në kontakt të ngushtë në këtë kontekst ndërsa Aliyev ka thënë se është i gatshëm t’u ofrojë ndihmë financiare familjeve të viktimave.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se ushtarët në automjet humbën jetën si rezultat i hapjes së zjarrit ndaj automjetit që transportonte Forcat Ruse të Paqes pranë vendbanimit Janyatak në Karabak.





MARKETING

RENT A CAR

pagesat ne rruge bankare u rriten me 18 ne gjysmen e pare te ketij viti 650c3e9065b93
Story i mëparshëm

Pagesat në rrugë bankare u rritën me 18% në gjysmën e parë të këtij viti

tentoi te vidhte banesen e nje te moshuare kapet ne flagrance 38 vjecari 650c401df0c86
Story i radhës

Tentoi të vidhte banesën e një të moshuare, kapet në flagrancë 38-vjeçari

Të fundit nga

Google heq opsionin e famshëm pas 27 vitesh?

Prej 27 vitesh, Google u ka ofruar përdoruesve mundësinë që në faqen kryesore të tij të përdorin butonin “I’m Feeling Lucky” (“Ndjehem me fat”). Megjithatë, duket se kompania së shpejti mund ta
ShkoLartë