Putin dekret për pasaporta ruse me procedurë të përshpejtuar për ukrainasit

min lexim

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një dekret për të përshpejtuar dhënien e shtetësisë ruse për ukrainasit, në një përpjekje tjetër për të shtuar ndikimin e Moskës në Ukrainën e shkatërruar nga lufta. 

Deri tani, shtetësia ruse me procedurë të përshpejtuar, u jepej vetëm banorëve të rajoneve lindore, rusisht-folëse në Ukrainë, Donetskut dhe Luhanskut, si dhe atyre në rajonet jugore të Zaporizhias dhe Khersonit, pjesë të mëdha të të cilave kontrollohen nga Rusia. 

Dekreti i sotëm po ashtu vlen edhe për banorët pa shtetësi që ndodhen në Ukrainë. 

Që nga viti 2019, kur u zbatua për herë të parë procedura për banorët e Donetskut dhe Luhanskut, mbi 720 mijë banorë të të dy rajoneve, ose rreth 18 për qind e popullsisë së tyre, kanë marrë pasaporta ruse. 

Në maj, tre muaj pas sulmit ndaj Ukrainës, procedura e përshpejtuar filloi të zbatohej edhe për banorët e Zaporizhias dhe Khersonit. Pasaportat e para për ta filluan të shpëndahen muajin e kaluar. 

Luhansku dhe Donetsku së bashku, formojnë rajonin lindor të Donbasit, që është zemra industriale e Ukrainës. Forcat separatiste në këtë zonë kanë qënë në luftë me forcat ukrainase, që nga viti 2014. Në fillim të këtji muaji Rusia pushtoi qytetin e Lysyçanskut, qëndra kryesore e rezistencës ukrainase në Luhansk./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Helmimi i qytetarëve në Han të Elezit, kryetari Ballazhi jep detaje

Story i radhës

Scholz letër Maqedonisë së Veriut: Pranojeni propozimin francez

Të fundit nga