pussycat dolls nisin turneun ne oslo por perballen me probleme me shitjet e biletave 6aa45cdcaf4b5

Pussycat Dolls nisin turneun në Oslo, por përballen me probleme me shitjet e biletave

September 11, 2026
1 minut lexim

Pussycat Dolls kanë nisur turneun e tyre PCD Forever në Oslo, me Nicole Scherzinger, Kimberly Wyatt dhe Ashley Roberts që u rikthyen në skenë pas më shumë se dy dekadash nga shpërbërja e grupit.

Treshja u shfaq me veshje të guximshme dhe çorape trupi të zbukuruara, ndërsa performoi disa prej hiteve të saj. Nicole tërhoqi vëmendjen edhe me lëvizjet e saj në skenë dhe koreografinë energjike.

Rikthimi në skenë vjen pas anulimit të 33 koncerteve në SHBA dhe Kanada, për shkak të shitjeve të dobëta të biletave, shkruan DailyMail.

Organizatorët kishin ulur çmimet deri në 30 dollarë (rreth 26 euro), por arenat raportohet se mbetën rreth 80 për qind të zbrazëta.

Tashmë, për koncertet në Mbretërinë e Bashkuar, Ticketmaster ka ofruar një paketë ku katër bileta kushtojnë 150 funte (rreth 175 euro), ose 37.50 funte (rreth 44 euro) për person.

Turneu britanik nis më 29 shtator në Birmingham dhe përfundon më 13 tetor në O2 Arena të Londrës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e rende mjeket kerkuan ne ia si te shpetonin kengetarin grek giorgos mazonakis 6aa45c123b416
Lajmi i mëparshëm

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

shkencetaret shikojne brenda merimanges qe rritet ne maje te bishtit te nje neperke 6aa477555dfc0
Lajmi i radhës

​Shkencëtarët shikojnë brenda ‘merimangës’ që rritet në majë të bishtit të një nepërke

Të fundit nga

ShkoLartë