e rende mjeket kerkuan ne ia si te shpetonin kengetarin grek giorgos mazonakis 6aa45c123b416

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
1 minut lexim

Detaje të reja tronditëse po dalin në dritë lidhur me rrethanat e vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis brenda klinikës së mjekëve të arrestuar, Ilias Theodoropoulos dhe Ioanna Gaka.

Sipas të dhënave të ekspertizës digjitale të publikuara në Protothema, mjekët tentuan të fshihnin praninë e tij në ambientet e klinikës, ndërsa në momente kritike kërkonin udhëzime në Inteligjencën Artificiale për ta sjellë në jetë.

Fotografia e fshirë dhe pyetjet mbi Inteligjencën Artificiale

Hetuesit e Policisë kanë arritur të rikuperojnë të dhëna kyçe nga pajisjet e konfiskuara:

Fotografia nga makina e plazmaferezës – Në telefonin e mjekes u gjet një fotografi e fshirë ku këngëtari shihet i shtrirë gjatë procedurës së plazmaferezës. Hetimet po fokusohen në verifikimin nëse fotoja është shkrepur ditën e ngjarjes fatale.

Kërkime në AI gjatë urgjencës – Të dhënat nga komputeri i klinikës tregojnë se ndërsa gjendja e artistit po përkeqësohej, dikush ka përdorur një modul të Inteligjencës Artificiale me pyetjen se si mund të shpëtohet një pacient.

Fshirja selektive e takimeve – Në kalendarin elektronik të klinikës u zbulua se ishin fshirë vetëm regjistrimet që lidheshin me takimet e Mazonakis, duke lënë të paprekura takimet e pacientëve të tjerë.

Kontradiktat me orarin dhe sekuestrimi i pajisjeve

Përputhja e pamjeve të kamerave të sigurisë ka nxjerrë në pah kontradiktën e parë të madhe: Mazonakis ka hyrë në klinikë pak pas orës 13:00, dhe jo pas orës 16:00 siç kishin pretenduar fillimisht mjekët.

Për të ndërtuar me precizion kronologjinë e ngjarjes, autoritetet kanë sekuestruar:

“Kutinë e zezë” (software-in) e makinës së plazmaferezës për të parë faza ekzakte të punës së saj.

Kompjuterët, disqet e jashtme dhe dokumentet e klinikës.

Telefonat celularë të mjekëve dhe të sekretares së klinikës.

Shkaku i saktë i vdekjes mbetet ende i papërcaktuar nga këqyrja e parë mjeko-ligjore. Përgjigjet përfundimtare pritet të jepen pas përfundimit të analizave toksikologjike dhe histologjike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e verteta e vizites se ivanka trump ne vlore rama zbulon cfare po negociohet per sazanin 6aa45bb10ea50
Lajmi i mëparshëm

​“E vërteta e vizitës së Ivanka Trump në Vlorë”, Rama zbulon çfarë po negociohet për Sazanin

pussycat dolls nisin turneun ne oslo por perballen me probleme me shitjet e biletave 6aa45cdcaf4b5
Lajmi i radhës

Pussycat Dolls nisin turneun në Oslo, por përballen me probleme me shitjet e biletave

Të fundit nga

ShkoLartë