Pushtimi virtual, Kosova në rrezik

December 3, 2024
min lexim

Instituti për Siguri dhe Reziliencë ka publikuar raportin hulumtues me titull “Përhapja e terrorizmit nëpërmjet platformave sociale”, i cili adreson kërcënimet dhe rreziqet që burojnë nga përhapja e terrorizmit përmes platformave online të komunikimit.

Sipas institutit, ky raport ofron një analizë të detajuar mbi mënyrën se si ekstremizmi islamist dhe ai etno-nacionalist, vazhdojnë të jenë të pranishëm në platformat sociale, duke përhapur ideologji që rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Në vijim gjeni disa nga gjetjet kryesore të raportit, ndërsa dokumenti i plotë është bashkëngjitur për referencë të mëtejshme.

1. Përdorimi masiv i mediave sociale dhe rreziku për të rinjtë

Në Kosovë, përqindja e lartë e popullsisë që ka qasje në internet (96.6%) dhe përdorimi i platformave si TikTok, Telegram, Facebook, Instagram, dhe YouTube e bën vendin veçanërisht të ndjeshëm ndaj radikalizimit online.

Të rinjtë midis moshës 16 dhe 20 vjeç janë demografia më e ekspozuar për shkak të përdorimit të shpeshtë të këtyre platformave dhe mungesës së burimeve për edukim mediatik. Përmbajtjet radikale shpesh përshtaten me interesat e tyre për t’i manipuluar dhe për të nxitur angazhimin.

2. Kalimi i ekstremistëve drejt platformave të sigurta

Masat e marra nga platforma si Facebook dhe YouTube për kufizimin e përmbajtjeve radikale kanë bërë që grupet ekstremiste të kalojnë në platforma të koduara si Telegram dhe aplikacione të ngjashme. Këto platforma ofrojnë një hapësirë të sigurt për komunikim anonim, duke u mundësuar ekstremistëve shpërndarjen e përmbajtjeve ideologjike, planifikimin e aktiviteteve dhe rekrutimin e individëve pa ndonjë rrezik të dukshëm për t’u zbuluar.

3. Konfliktet globale si katalizatorë të ekstremizmit

Konfliktet globale, si lufta midis Rusisë dhe Ukrainës apo konflikti izraelito-palestinez, janë shfrytëzuar nga organizatat ekstremiste për të përhapur narrativat e tyre dhe për të justifikuar aktet e dhunshme. Grupet si Hamas, Mbrojtja Civile, ISIS dhe Hayat Tahrir al[1]Sham përdorin pamjet e luftës dhe propagandën për të nxitë përkrahje për kauzat e tyre dhe për të rekrutuar individë nga Kosova dhe Ballkani.

4. Narrativat fetare dhe etno-nacionaliste

Ekstremistët përdorin një kombinim të narrativave fetare dhe etno-nacionaliste për të polarizuar komunitetet dhe për të thelluar ndarjet shoqërore. Për shembull, Telegram përdoret për të lidhur konflikte globale, si ato në Palestinë, me narrativat lokale, duke krijuar ndjesi viktimizimi dhe martirizmi që mund të ndikojnë në radikalizimin e individëve.

6. Sfidat në monitorimin dhe kontrollin e radikalizimit online

Kontrolli i përmbajtjeve të dëmshme në mediat sociale është një sfidë e madhe për institucionet në Kosovë. Kornizat ligjore dhe mungesa e koordinimit mes agjencive të sigurisë e bëjnë të vështirë mbikëqyrjen dhe parandalimin e përhapjes së radikalizmit online. Mungesa e bashkëpunimit me platformat ndërkombëtare të mediave sociale dhe kapacitetet e kufizuara për monitorim janë ndër sfidat kryesore.

7. Interpretimi dhe shtrembërimi i argumenteve fetare:

Ekstremistët islamikë përdorin një version të shtrembëruar të Islamit duke e paraqitur si “rikthim në bazë” për të rekrutuar individë vulnerabël dhe për të promovuar ideologjinë e tyre. Përdorimi i koncepteve fetare si “xhihadi,” “Lufta e Shenjtë,” dhe “Shehid” është i shfrytëzuar për të justifikuar konfliktet dhe rekrutimin e individëve për luftëra të dhunshme, si në Siri, Palestinë dhe Liban.

8. Minimi i besimit në institucionet shtetërore të Kosovës:

Grupet ekstremistë fetarë dhe etno-nacionalistë po përdorin ankesat sociale dhe ekonomike për të portretizuar institucionet shtetërore si të paafta dhe anti-muslimane Ndalimi i përdorimit të shamisë në shkolla është një argument i përdorur për të përhapur një narrativë që portretizon shtetin si armik të vlerave islame. Ekstremistët akuzojnë Kosovën për rreshtim me shtetet perëndimore si armiq të Islamit, duke përdorur këtë për të rekrutuar individë.

9. Retorika anti-perëndimore:

Ekstremistët e përdorin Perëndimin, përfshirë NATO-n dhe SHBA-në, si armiq të Islamit dhe traditave vendase, duke i fajësuar për shkatërrimin e vendeve islame dhe ndikimin imperialist. Konfliktet globale si Lufta mes Hamasit dhe Izraelit dhe Lufta Rusi-Ukrainë janë përdorur për të mbështetur këtë narrativë dhe për të rekrutuar individë për kauza ekstreme.

10. Rritja e përdorimit të Jeruzalemit (Kudsi) si simbol ekstremist:

Ekstremistët përdorin bombardimin e Gazës dhe ngjarje të tjera për të krijuar materiale radikale dhe për të mobilizuar ndjenja anti-perëndimore dhe armiqësore ndaj Izraelit. Kudsi është paraqitur si “tokë e shenjtë e uzurpuar” dhe përdoret për të nxitë ndjenja të padrejtësisë dhe për të justifikuar dhunën si një “detyrim moral” për myslimanët.

11. Gjuha e urrejtjes dhe polarizimi në Kosovë:

Grupet ekstremistë nacionalistë po përdorin gjuhën e urrejtjes ndaj komunitetit musliman në Kosovë, duke fyer udhëheqësit dhe institucionet fetare islame. Kjo ka krijuar

një mjedis që ushqen ekstremizmin dhe radikalizmin reciprok, si dhe kontribuon në polarizimin e shoqërisë.

12. Uniteti i myslimanëve dhe “zbehja e xhihadit”:

Ekstremistët po shpërndajnë ideologjinë se një luftë botërore është afër, dhe ata kërkojnë që myslimanët të jenë të përgatitur, jo vetëm në aspektin fetar, por edhe ushtarak. Organizatat si ISIS janë duke përdorur këtë si një mënyrë për të mobilizuar individë të rinj dhe për të rekrutuar luftëtarë të huaj, duke shpërndarë propaganda për xhihadin.

14. Propaganda dhe lajme të rreme për vuajtjet e serbëve në Kosovë:

Grups ekstremistë dhe organizata etno-nacionaliste serbe po përhapin lajme të rreme dhe propagandë për dhunën e pretenduar ndaj serbëve nga institucionet kosovare, duke ushqyer ndjenja të armiqësisë dhe tensioneve etnike.

15. Llogaritë sociale në Telegram të organizatave ekstremiste ento nacionaliste

Platformat dhe kanalet ekstreme në Telegram, si “Bunt,” “Бунт је стање духа” (Rebelimi është një gjendje shpirtërore), “СРПСКИ ГЛАСНИК” (Gazeta Serbe), “Српски вукови” (Ujqërit Serb), dhe të tjera, janë të angazhuara aktivisht në përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformimeve që synojnë të demonizojnë institucionet e sigurisë në Kosovë, sidomos Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Këto platforma përdorin narrative që paraqesin Policinë e Kosovës si një forcë të dhunshme dhe të papërmbajtur ndaj serbëve të Kosovës, duke e akuzuar atë për “metoda represive” dhe “spastrim etnik” të serbëve në komunat veriore. Këto akuza janë të pavërteta dhe kanë qëllim të keqinformojnë, duke përshkruar pa bazë si të justifikuara veprimet e Policisë, e cila ka qenë e angazhuar për të mbrojtur rendin dhe ligjin, përballë grupeve të armatosura dhe bandave kriminale që veprojnë në këtë rajon. Përdorimi i termave të tilla si “spastrim etnik” ka për qëllim të shkaktojë frikë dhe të nxjerrë në pah një narrativë të rreme të viktimizimit të serbëve, e cila është shumë larg realitetit të situatës në terren.

Kanalet në fjalë shpërndajnë gjithashtu thirrje për dhunë, duke nxitur aksione kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it, dhe objektivave shtetërorë të Kosovës. Përmes postimeve të rregullta, këto platforma promovojnë një atmosferë tensioni dhe urrejtjeje etnike, duke incituar pjesë të popullsisë për të kundërshtuar çdo përpjekje të shtetit të Kosovës për të ruajtur kontrollin dhe rendin në komunat veriore. Kjo përfshin nxitjen e akteve të dhunshme si reagim ndaj autoriteteve të Kosovës, duke e paraqitur si “rezistencë” të drejtë, përkundër faktit se shumë nga këto grupe janë të përfshira në aktivitete kriminale dhe terroriste.

16. LLogariotë sociale në Telegram të organizatave ekstremiste islamiste

Grupet ekstremiste fetare që operojnë në Telegram, si “Xhemati Alban,” “Mburoja,” përdorin këto platforma për të përhapur ideologjinë e ekstremizmit islamik dhe për të

nxitur veprime terroriste. Ato shpërndajnë video dhe materiale propaganduese që përshkruajnë luftime të “xhihadistëve” kundër forcave të sigurisë në rajone të ndryshme si Izraeli, Gaza, Siria, Afganistani dhe Afrika e Veriut, duke përfshirë edhe veprime të dhunshme kundër shteteve të huaja. Këto grupe, gjithashtu, promovojnë nxitjen e urrejtjes ndaj Perëndimit dhe mbështetje për organizata terroriste si Al-Qaeda dhe ISIS.

Një taktikë e zakonshme e këtyre platformave është përdorimi i kanaleve të dyfishta për komunikim. Kanali kryesor shpërndan materiale të dhunshme dhe mesazhe që nxisin rekrutimin e luftëtarëve për qëllime xhihadiste, ndërsa kanali rezerve siguron vazhdimësinë e komunikimit edhe në rast se kanali kryesor mbyllet nga autoritetet. Kjo strategji e përdorur nga këto grupe i lejon atyre të operojnë pa pengesa, duke u dhënë mundësinë për të vazhduar përhapjen e ideve ekstremiste dhe për të mobilizuar individë për aktivitete terroriste.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pesë gjëra të rëndësishme nga zgjedhjet parlamentare në Rumani

Story i radhës

Dhjetori dhe fëmijët

Të fundit nga

ShkoLartë