Pushtimi rus i Ukrainës në 100 ditë/ Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe: Vladimir Putin i bëri llogaritë gabim

min lexim

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka deklaruar se pushtimi i Ukrainës nga Rusia po kërcënon paqen botërore dhe stabilitetin ekonomik.

Në një deklaratë të mbajtur kur janë mbushur 100 ditë nga pushtimi rus, Truss tha gjithashtu se Vladimir Putin i kishte bërë llogaritë gabim.

“Ai priste që pushtimi të përfundonte brenda disa ditësh, por nënvlerësoi ndjeshëm vendosmërinë e ukrainasve të guximshëm, të cilët kanë mbrojtur me guxim vendin e tyre. Pushtimi i Putinit ka sjellë vdekje dhe shkatërrim në një shkallë që nuk është parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo luftë ka pasoja të mëdha për paqen globale, prosperitetin dhe sigurinë ushqimore. Ajo ka rëndësi për të gjithë ne. Sot është një moment për t’i dhënë nderimet tona mijëra civilëve të pafajshëm të vrarë që nga pushtimi dhe për të riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për mbrojtjen heroike të Ukrainës, për të siguruar që ata të kenë sukses dhe Putini të dështojë”, është shprehur Truss.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kardashian e pranon se kishte rënë në dashuri me Davidson, pasi kishte dëgjuar për energjinë e tij në shtrat

Story i radhës

​Cili është vendi me 17 milionë banorë dhe 23 milionë biçikleta?!

Të fundit nga