Pushtimi i Ukrainës/ BE sanksionon 22 ushtarakë të Bjellorusisë: Po lejon agresionin

March 2, 2022
1 minut lexim

Bashkimi Evropian të enjten vendosi sanksione ndaj 22 zyrtarëve të ushtrisë bjelloruse për shkak të rolit të Minskut në ndihmën e Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Gjashtë gjeneralë dhe 16 kolonelë i janë shtuar listës së zezë të BE-së për shkak se “Bjellorusia po merr pjesë në pushtimin e paprovokuar rus kundër Ukrainës, duke lejuar agresion ushtarak nga territori i saj”, thuhet në dokumentin e sanksioneve, raporton AFP.

Personave të sanksionuar po ashtu do t’iu ndalohet udhëtimi në bllok dhe asetet e tyre do t’iu ngrihen.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në mëngjesin e 24 shkurtit, duke përdorur territorin bjellorus për të dërguar trupa në Ukrainë. Bjellorusia ka thënë se nuk po merr pjesë në pushtimin ushtarak.

Mbretëria e Bashkuar po ashtu ka vendosur sanksione ndaj Minskut për shkak të rolit të tij në luftën në Ukrainë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eksperti zviceran i sigurisë zbulon skenarin/ Ja çka ndodhë nëse Zelensky vritet apo merret peng nga Rusia?

Story i radhës

Një bukuroshe shqiptare bëhet pjesë e TV Italiane dhe shkëlqeu në prezantim!

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë