Pushimet e shqiptarëve, 800 euro deri në 20 mijë euro çifti, për Turqi dhe Dubai

August 25, 2023
1 minut lexim

Rritja e paketave turistike, nuk i frenoi qytetarët shqiptarë, të kalonin sezonin veror, jashtë vendit.

 “Shqiptarët preferojnë Turqinë, kanë preferuar Dubain, por në shtator, tetor, pas gushtit për shkak të temperaturave të larta që ofro, këtë vit ka pasur goxha rritje çmimesh sidomos zona e bodrumit dhe Antalias, diku se 40% ka qenë rritje e çmimeve”,-tha Melisa Hajdini, operatore turistike.

Ndryshe nga vitet e tjera, operatorët turistik, thonë se familjet bënë disa kompromise sa u takon pushimeve verore.

“Familjet që vjet morën resortet e luksit këtë vit anë ulur nivelin e tyre, tek resortet mesatare. familjet normale morën resortet ekonomike, kanë çmime të ulëta, por kushte të mirë çmimet kanë variuar nga 800 euro për çift, më i shtrenjti mund të shkojë deri në 20 mijë euro çifti. në zonë  e bodrumit. Dubai ka ofruar paketat 400 euro për person, 5-6 ditë ka pasur çmime të përballueshme”,-tha Melisa Hajdini,  operatore turistike.

Ndryshimi i kursit të këmbimit dhe rënia e euros, ndikoi tek udhëtimet, drejt Greqisë. Të rinjtë ishin ata që i rezervuan më së tepërmi, pasi nuk u ofrua udhëtimi me avion por me autobus.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Luana Vjollca me pushime në Mykonos të Greqisë

Story i radhës

Rritet për 43 përqind numri i turistëve nga Kosova në Shqipëri krahasuar me një vit më parë

Të fundit nga

ShkoLartë