Pushime në gusht? Mësoni si do të jetë moti ditët e para të muajit

1 minut lexim

Lajme të mira për të gjithë pushuesit që nisin pushimet nga 1 gushti. Sinoptikanët nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se edhe java që presim përpara parashikohet me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.

Moti për të gjithë javën parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta, hera-herës edhe mesatare.

Në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut, vranësirat priten deri të dendura, por kalimtare.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina me rrahje deri në 8-10m/s.

Vlen për t’u theksuar se duke filluar nga dita e Mërkurë mbi vendin tonë depërton përsëri një valë e të nxehti me masa ajrore nga Afrika e Veriut si dhe temperatura që parashikohet të prekin përsëri vlerat 38 deri në 40°C.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zeneli shënon për ekipin francez

Story i radhës

Zbulo më shumë për veten pasi t’u përgjigjesh këtyre 12 pyetjeve

Të fundit nga