pushime luksoze ne egje chiara ferragni sjell pamje mahnitese nga kimolos 6a42413b7b6bc

Pushime luksoze në Egje/ Chiara Ferragni sjell pamje mahnitëse nga Kimolos

June 29, 2026
1 minut lexim

Influencuesja e njohur italiane, Chiara Ferragni, po kalon pushimet verore në Greqi, ku ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga vizita në ishullin e Kimolos.

Ajo ndodhej më parë në Milos, ndërsa më pas bëri një ndalesë disaorëshe në Kimolos, duke publikuar të dielën, më 28 qershor, një seri fotosh në Instagram.

Në imazhet e shpërndara, Ferragni shfaqet e veshur me bikini me motive zebre dhe një kapelë verore, ndërsa pozon me detin në sfond. Postimi përfshin gjithashtu pamje nga gatimet lokale që ajo provoi gjatë vizitës, si edhe peizazhe të ishullit që i tërhoqën vëmendjen.

“Një ditë në Kimolos”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit.

Fotografitë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente, ku ndjekësit kanë vlerësuar si bukurinë natyrore të ishullit grek, ashtu edhe stilin veror të influencueses italiane.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pezeshkian katari pritet te liroje 6 miliarde dollare nga asetet e ngrira 6a424070c4020
Lajmi i mëparshëm

Pezeshkian: Katari pritet të lirojë 6 miliardë dollarë nga asetet e ngrira

azizi kur do te mesojme te sillemi me dinjitet dhe te mos e perdorim historine si arme politike 6a4243e1a13db
Lajmi i radhës

Azizi: Kur do të mësojmë të sillemi me dinjitet dhe të mos e përdorim historinë si armë politike?

Të fundit nga

ShkoLartë