azizi kur do te mesojme te sillemi me dinjitet dhe te mos e perdorim historine si arme politike 6a4243e1a13db

Azizi: Kur do të mësojmë të sillemi me dinjitet dhe të mos e përdorim historinë si armë politike?

June 29, 2026
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar për debatet e fundit rreth figurave të luftës, duke bërë thirrje që historia të mos përdoret si armë politike dhe të mos mohohen kontributet e atyre që kanë dhënë sakrifica për çështjen kombëtare për shkak të qëndrimeve të tyre politike të sotme.

“Kur do të mësojmë të sillemi me dinjitet dhe të mos e përdorim historinë si armë politike?

Është shqetësuese të shohësh se, për shkak të pozicionimeve politike të sotme, po tentohet të mohohen ose të zhvlerësohen kontributet që njerëzit kanë dhënë dje. Kjo është një praktikë e rrezikshme, sepse historia nuk mund të rishkruhet sipas interesave të momentit.

Nëse dikush nuk pajtohet me qëndrimet politike të Dritan Goxhajt apo të babait të tij, gjeneralit Dilaver Goxhaj, kjo është e drejtë e secilit. Në demokraci debatohen idetë dhe qëndrimet politike. Por është krejt tjetër gjë të mohosh ose të sulmosh kontributet e njerëzve në luftë vetëm sepse sot mbështesin një kauzë apo një protestë që dikujt nuk i pëlqen.

Nëse pranojmë që figurat e luftës të denigrohen sa herë ndryshojnë rreshtimet politike, atëherë nesër askush nuk do të mbetet i paprekur. Me të njëjtën logjikë mund të mohohet kontributi i kujtdo, pavarësisht rolit që ka pasur. Kjo nuk është politikë, por deformim i kujtesës kolektive.

Kontributi në luftë dhe vlerësimi i qëndrimeve politike pas saj janë dy çështje krejt të ndryshme. Dikë mund ta kritikosh ashpër për atë që thotë ose bën sot, por nuk ke të drejtë t’i fshish apo t’i shtrembërosh faktet historike.

Historia nuk duhet të jetë peng i politikës së ditës. Meritat nuk jepen e nuk hiqen sipas simpative partiake. Aty ku ka sakrificë dhe kontribut, duhet të ketë respekt. Ndërsa për bindjet politike të secilit, qytetarët kanë të drejtë të gjykojnë lirisht.

Mohimi i historisë për interesa politike nuk e dëmton vetëm një individ; ai dëmton kujtesën tonë kombëtare dhe respektin për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për çështjen shqiptare”, ka shkruar Azizi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pushime luksoze ne egje chiara ferragni sjell pamje mahnitese nga kimolos 6a42413b7b6bc
Lajmi i mëparshëm

Pushime luksoze në Egje/ Chiara Ferragni sjell pamje mahnitëse nga Kimolos

stoilkoviq konfirmon largimin si minister thote se e ka ulur buxhetin e ministrise 6a4245306d4e1
Lajmi i radhës

Stoilkoviq konfirmon largimin si ministër, thotë se e ka ulur buxhetin e ministrisë

Të fundit nga

ShkoLartë