punonjesit ne cerdhet do ti marrin rrogat te plota arrihet marreveshja mes ministrise se punes dhe politikes sociale dhe sashk ut 62876ec37f015

Punonjësit në çerdhet do t’i marrin rrogat të plota, arrihet marrëveshja mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe SASHK-ut

May 20, 2022
1 minut lexim

 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska pas takimit me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedellkovski, tha se të dy palët janë pajtuar për të nënshkruar ndryshimet në marrëveshjen kolektive me të cilat rregullohet pagesa dhe e kontributeve gjatë grevës.

“E fundja është fillimi i procesit për nënshkrimin e marrëveshjes së re kolektive, menjëherë pas 24 maj, vazhdojmë me punën e grupeve punuese të cilët janë formuar dhe definuar nga të dyja palët dhe deri në fund të muajit maj do ta sjellim marrëveshjen e re kolektive që nënkupton më tepër të drejta për të punësuarit në çerdhet”, tha Trençevska.

Nga ana tjetër kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov u shpreh se ajo që ishte kontestuese, pagesa e mëditjeve për punonjësit në çerdhe, sot me ndryshimin në marrëveshjen kolektive në  këtë pjesë është rregulluar.

“Ministria e Punës para se gjithash ministresh kishin mirëkuptim për atë që e kërkuam, u pajtuam edhe për këtë pjesë dhe mendojë se në tërësi, pëskaj atyre 15% rritje të dakorduar, edhe fillimit të marrëveshjes së re kolektive, vlerësoj se ky proces greve dhe bisedime është mbyllu”, tha Nedellkov.

MARKETING

RENT A CAR

leshohen ne qarkullim dy korsite rruges per bllace 62876dd7ce56f
Story i mëparshëm

Lëshohen në qarkullim dy korsitë rrugës për Bllacë

arrihet marreveshje per pagesen e pagave gjate greves ne cerdhe 62876f0184c7e
Story i radhës

Arrihet marrëveshje për pagesën e pagave gjatë grevës në çerdhe

Të fundit nga

ShkoLartë