Punonjësit e Postës së Maqedonisë sërish me protestë paralajmëruese

1 minut lexim

Dy organizatat sindikale të Postës së Maqedonisë sot sërish kanë mbajtur protestë paralajmëruese gjatë kohës së pauzës.

Ata kërkojnë që t’u paguhet paga e shtatorit, të mos vonohet pagesa e pagave në të ardhmen, të përmirësohen kushtet e punës dhe shteti të përdorë shërbimet e tyre.
Kryetari i njërës sindikatë të Postës së Maqedonisë, Boro Veligdenov, sqaroi se protestën e mbajnë për shkak të vonesës së pagave, të cilat është dashur të paguhen më së voni deri më 15 tetor.

Ai paralajmëroi se nëse nuk paguhen pagat deri të martën, të gjithë punonjësit e Postës së Maqedonisë do të mbajnë protestë para Qeverisë.

Story i mëparshëm

​Sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të dërgimit të dronëve në Rusi

Story i radhës

Ruskovska duhet të japë deklaratë në Prokurori për padinë nga ish-drejtori i Policisë financiare, Muaremi

Të fundit nga