Punimi i profesorit të Fakultetit Juridik të UP-së ndër më të mirët në një kompeticion punimesh të UNIDROIT

September 25, 2024
1 minut lexim

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se punimi i profesorit Ardrit Gashi është vlerësuar si ndër me të mirët duke u renditur në vendin e 4-të në garën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e të Drejtës Private (International Institute for the Unification of Private Law – UNIDROIT).

UNIDROIT është një organizatë ndërqeveritare dhe e pavarur me seli në Romë. Objektivat dhe qëllimi i saj është të studiojë nevojat dhe metodat për modernizimin, harmonizimin dhe koordinimin e të drejtës private ndërmjet shteteve dhe grupeve të shteteve, dhe në këtë mënyrë të nxjerrin akte juridike, instrumente ligjore, parime dhe rregulla uniforme dhe të përbashkëta për të gjitha shtetet https://www.unidroit.org/.

Një prej këtyre akteve juridike/instrumenteve më të rëndësishme të UNIDROIT, janë edhe Parimet e UNIDROIT për Kontratat Komerciale Ndërkombëtare. Dhe, ky kompeticion është organizuar në vigjilje të 30 vjetorit të këtyre Parimeve.

Punimi në formë eseje i profesor Gashit në këtë kompeticion, analizon dhe jep ide për hapësirat/mundësitë e aplikimit të këtyre Parimeve–si e drejtë e “butë”, në juridiksione ku rregullat të drejtës ndërkombëtare private–si e drejtë e “fortë” sfidojnë aplikimin e tyre, përkundër nivelit të avancuar juridik që kanë Parimet e UNIDROIT.

Në këtë drejtim dhe mbi të gjitha, punimi rekomandon aplikim të qasjeve më ndryshe se deri tani të UNIDROIT në përmbushjen e objektivave të tyre, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haziri flet për deklaratën e Hovenier: Shuplakë diplomatike e Amerikës për Qeverinë Kurti

Story i radhës

Margot Robbie shfaq barkun e rrumbullakosur në një bluzë transparente të zezë, ndërsa bëhet gati për filmin e ri

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë