Punimet në autostradën Shkup-Kumanovë mbeten të ndërprera – Pasdite kolona arrinë deri në 3km!

September 23, 2024
min lexim

Shkup, 23 shtator – “Me dy shtator pikërisht në këtë vend, në autostradën Shkup – Kumanovë, ndodhi aksidenti tragjik ku humben jetën babai dhe i biri i tij i mitur dhe pas këtij aksidenti në autostradën Shkup – Kumanovë u ndërprenë përkohësisht punimet. Siç mund të shihet punimet vazhdojnë të jenë të ndërprera ndërsa shqetësimi i qytetarëve të cilët e frekuentojnë këtë rrugë është se në këtë vend bëhen kolona të gjata dhe të veturave të cilat presin”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri.

Në vendin e punimeve të ndërprera ishte vetëm roja i cili po ruante mjetet e punës të cilat qëndrojnë në autostradë, përfshirë edhe kamionin e përfshirë në aksidentin e 2 shtatorit.

“I ruaj makinat. Por nuk punohet apo? Jo që tre javë nuk punohet këtu. Nga dyshi kur edhe ndodhi aksidenti nuk punohet? Po”, tha roja.

Me urdhër të prokurorit publik, inspektor rrugor nga Inspektorati Shtetëror i Transportit kanë kryer inspektim të jashtëzakonshëm në punët ndërtimore të kompanisë, dhe pas inspektimit mbi punimet në autostradën Shkup-Kumanovë, është marrë vendim për ndërprerje të menjëhershëm të punës. Ndërkohë, kompania u detyrua që të vendosë dhe mirëmbajë sinjalistikën e përkohshme të trafikut që do të mundësojë qarkullim të sigurt.

Sipas njoftimit të fundit të prokurorisë, menjëherë pas aksidentit është iniciuar procedurë kundër dy personave nën dyshimin se kanë kryer vepër të rendë penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.

Në përgjigjën se deri ku është procedura dhe se a është zbardhur tërësisht kjo ngjarje thonë se po vijojnë kontrollet për zbardhjen e plotë të përgjegjësisë penale për ngjarjen dhe se vazhdojnë të grumbullojnë prova për verbale dhe materiale për rastin.

“Pas paraqitjes së kallëzimit penal, Prokurori Publik procedon dhe mbledh prova verbale dhe materiale”, thonë nga Prokuroria Themelo Publike Shkup.

Ndalimi punimeve sipas prokurorisë është lëshuar nga Inspektorati Shtetëror i Transportit me udhëzime përkatëse për kontraktonin.

Por se kur do të rifillojnë punimet dhe do të hiqet rrëmuja e krijuar me kolonat e gjata në këtë pjesë të autostradës Shkup – Kumanovë do të duhet të presim përgjigje nga Inspektorati Shtetëror i Transportit.

Ky aks rrugor i cili viteve të fundit ishte shkatërruar nga automjetet e rënda, ka filluar të meremetohet nga në fillim të vitit 2024.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U akuzua për rrahjen e një siriani, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e shqiptarit

Story i radhës

Universiteti Libanez njofton vrasjen e dy motrave në sulmin izraelit

Të fundit nga

ShkoLartë