Punimet në autostradë bllokojnë Ohrin gjatë sezonit/ Pecakov: Punimet në shtator, jo tani

June 13, 2023
min lexim

Sapo filloi sezoni veror, rruga kryesore në hyrje të Ohrit u bllokua për shkak të punimeve që duhet të zhvillohen. Kjo ka sjellë reagime të shumta. Kryetari i Ohrit Kiril Pecakov, që vjen nga radhët r VMRO-DPMNE-së, kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Transportit shtyrjen e punimeve në autostradën në hyrje të qytetit, e cila sipas dinamikës së parashikuar do të mbyllet në 45 ditët e ardhshme.

“Në thelb kërkesa është pikërisht për këtë, me këtë kërkesë erdhëm duke pasur parasysh se nuk bëhet fjalë për kilometrat e fundit të ndërtimit të autostradës, prandaj aktivitete ndërtimore mund të orientohen në pikë tjetër të autostradës ekzistuese e cila po ndërtohet, ndërsa nga shtatori ose tetori të vazhdojnë me këtë pjesë në hyrje të Ohrit. Logjikisht nuk ekziston justifikim dhe përgjigje logjike se përse tani ishte nevoja në këto ditë!”- deklaroi Kirill Pecakov, kryetar i Komunës së Ohrit.

Për këtë problem Pecakov u takua me përfaqësues të hotelierëve, operatorëve turistikë, SPB Ohër dhe shërbimeve eksperte komunale. Në takim u diskutua për reagimin e të gjitha palëve rreth intensifikimin e aktiviteteve ndërtimore në autostradë pikërisht gjatë sezonit turistik.

“Shumë na pengon, mbyllja e asaj pjesa mu në hyrje të Ohrit duke pasur parasysh atë se rruga e vjetër është e vogël dhe nuk mundet që t’i shërbej të gjithë atij regjimi komunikacioni në atë pjesë, sepse atje kalojnë edhe kamionë nga Shqipëria drejt Manastirit ose Prespës dhe i gjithë regjimi rrugor duhet të zhvillohet atje. Ajo është një grykë e ngushtë dhe do të bëjë shumë problem për turizmin. Shpresojmë se do të kemi ndonjë marrëveshje dhe do të gjendet një zgjidhje.”- tha Krste Blazheski, kryetar i hotelierëve “HOTAM”.

Operatorët turistikë të shqetësuar thonë se me këtë çështje dhe me rrugën Shkup-Ohër çdo herë kanë pasur problem, por ky është kulmi. Madje shtojnë se turistët e huaj nga jashtë vijnë për dy orë, ndërsa nga Shkupi në Ohër për tre orë e gjysmë.

“Ne me numrin e tanishëm të mysafirëve që vijnë rrugës nga Shkupi në Ohër, ballafaqohemi tanimë me probleme, ndërsa kjo situatë tani na rëndon me problem shtesë si operative, ashtu edhe për përmbushjen e kërkesave të mysafirëve të cilët për fat të keq shumë harxhojmë për t’i sjellë këtu dhe në fund nuk mund t’i plotësojmë kërkesat e tyre.”- thotë Oleg Malenko, operator turistik.

E për këtë situatë kanë reaguar nga Ministria për Transport dhe Lidhje duke kritikuar kryetarin e Ohrit për reagimin e tij. Nga kjo ministri u përgjigjën se reagimi i kryetarit të Ohrit është hipokrit dhe i papranueshëm, sidomos duke pasur parasysh faktin se ai vazhdimisht bën thirrje për përshpejtimin e punëve ndërtimore në të njëjtën autostradë. Peticioni që u nënshkrua në mbledhjen e sotme që u mbajt në Ohër do t’i dërgohet Qeverisë. Në të kërkohet që të rikthehet mënyra e vjetër e qarkullimit për hyrje në Ohër, ndërsa nga shtator të vazhdojnë aktivitetet ndërtimore.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kiara i merr fronin e Instagramit Luizit

Story i radhës

Parandalimi për kancerin e lëkurës, Holanda merr vendimin e papritur

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë