Punimet për rrethrrotullimin në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, konkretisht në fshatin Neproshten ku do të del qarkorja që po ndërtohet, me muaj e kanë devijuar komunikacionin ku në prag të sezonit veror krijohen kolona të gjata, ndërsa qytetarët ankohen se punimet ecin ngadalë. Punimet nuk do të përfundojnë të paktën edhe një muaj, shkruan Portalb.mk.
Banorët e zonës ankohen për zvarritje të punimeve, kërkojnë nga autoritetet t’i përshpejtojnë punët dhe rreth-rrotullimi të përfundojë.
“Zhagiten punimet, çdo ditë kalojmë në pluhur, i dëmtojmë veturat, nuk u mësuan të bëjnë punë si duhet”, tha një qytetar.
“Malltretohen mbijëra banorë për një rrugë e cila po zvarritet, janë duke ja nxjerrë fundin”, tha një qytetar.
“Ky rrethrrotullim nuk është duke marrë fund me muaj, seriozisht e kanë? Një rrugë nuk mund ta përshpejtojnë, nuk bëhet fjalë për ndonjë qosh mahalle, por rrugë rajonale, aty trafiku është i përditshëm, plus tani do vijnë edhe mërgimtarët, do bëhet ende më keq”, tha një qytetar.
Nga Ndërmarrja e Rrugëve Shtetërore për Portalb.mk bënë të ditur se punimet nuk do të përfundojë të paktën edhe një muaj.
“Lidhur me interesimin tuaj për punimet në unazën rrugore, më saktësisht te fshati Neproshten (në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë), ju njoftojmë se afati për përfundimin e kësaj pjese është 15 korriku, deri kur kontraktuesi duhet t’i përfundojë aktivitetet e parapara”, thanë nga NP Rrugët Shtetërore.
Pjesa ku duhet të lidhet qarkorja në Neproshten me rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk” data-image-caption=”
Pjesa ku duhet të lidhet qarkorja në Neproshten me rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
” data-large-file=”https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2026/06/Foto-15.png?fit=1024%2C579&ssl=1″>
Kujtojmë se afati për përfundimin e ndërtimit të Qarkores së Tetovës nga Treboshi në Neproshten është shtyrë për herë të tretë. Ndonëse kjo rrugë duhej të ishte gati në maj 2025 afati i përfundimit është shtyrë tre herë, afati i ri është gushti 2026.
Ndonëse në shkurt 2024 u promovua me shumë vrull nga funksionarët qeveritarë dhe partiakë, punimet në terren për qarkoren e Tetovës nuk ecën në të njëjtën formë.
Qarkorja planifikohet të ndërtohet nga fshati Trebosh dhe të del në fshatin Neproshten në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, e njëjta lidhet edhe me autostradën Tetovë-Shkup.
Rruga pritet të jetë e gjatë 5.4 kilometra me gjerësi 6.6 metra. Gjithashtu është e planifikuar për tërë gjatësinë e rrugës së qarkores në të dy krahët e rrugës të ketë rrugë ndihmëse të tamponuara të servisuara për mjetet të cilat merren me bujqësi me gjerësi prej 3 metra.
Kjo rrugë pritet të lehtësojë komunikacionin për banorët e komunave Tetovë, Tearcë, Zhelinë, Jegunovcë të cilët nuk do duhet të futen në Tetovë për t’u lidhur me rrugë të tjera rajonale.
Burimi: lajmpress.org



