komuna e tetoves per emrat e rrugeve 4 qeverite e bdi se nuk e kaluan vendimin ne qeveri 6a38286079fbe

Komuna e Tetovës për emrat e rrugëve: 4 qeveritë e BDI-së nuk e kaluan vendimin në Qeveri

June 21, 2026
1 minut lexim

Komuna e Tetovës përmes një reagimi për media ka bërë të ditur se riemërtimi i rrugëve në Tetovë, asnjëherë nuk u bë i plotfuqishëm, pasi siç thonë, “4 qeveritë e BDI-së nuk e kaluan këtë si vendim në Qeveri dhe si të tillë ato nuk figuruan as në Kadastër e as në Regjistrin qendror”.

Në reagimin e komunës, theksohet madje se gjykatësit shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese, të zgjedhur nga pushteti i kaluar, në vend se ta mbrojnë interesin shqiptar në atë institucion, po merren me politikë ditore.

“E vërteta është se vendimi për riemërtimin e rrugëve në Tetovë asnjëherë nuk u bë i plotfuqishëm, për shkak se 4 qeveritë e BDI-së pas vitit 2007 nuk e kaluan si vendim në Qeveri. Prandaj ato nuk figuruan kurrë as në Kadastër e as në Regjistrin qendror”, thuhet në reagim.

Pavarësisht kësaj, shtojnë nga komuna, gjykatësit shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese nuk duhej të lejonin të hapet kjo procedurë në kohën kur Komuna e Tetovës është pranë finalizimit të riemërtimit zyrtar të rrugëve në Tetovë.

“Tendenca është e qartë: të krijohen tensione ndëretnike. Ndërsa pas kësaj tendence qëndron partia e cila i shpërndanë zyrtarisht deklaratat e një gjykatësi kushtetues”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

a mendon te krijosh familje zanfina ismaili befason me pergjigjen 6a3825bb24e22
Lajmi i mëparshëm

“A mendon të krijosh familje”, Zanfina Ismaili befason me përgjigjen

punimet e qarkores se tetoves ne neproshten zvarriten me muaj banoret po malltretohen mijera qytetare 6a3829ae8e630
Lajmi i radhës

Punimet e qarkores së Tetovës në Neproshten zvarriten me muaj, banorët: Po malltretohen mijëra qytetarë

Të fundit nga

ShkoLartë