Pas deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari, i cili iu drejtua protestuesve nga Kosova në Tiranë duke u kujtuar se “Rama kërkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit”, ka ardhur një reagim me tone ironike nga anëtari i Lëvizjes Guxo, Luan Gacaferi.
Në një shkrim të publikuar në Facebook, Gacaferi i është përgjigjur ministrit duke rikthyer në vëmendje një sërë çështjesh dhe zhvillimesh politike rajonale, përfshirë debatet për “Open Balkan”, qëndrimet ndaj Serbisë, çështjen e veriut të Kosovës dhe raportet mes Tiranës e Prishtinës, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Jo, nuk e harrojmë as:
Refuzimin për ta votuar rezolutën në Parlament që dënonte Serbinë për gjenocidin e ushtruar mbi shqiptarët
Open Balkanin
Veriun tokë të askujt
Pro Zajednicës
Kufirin ndarës të shqiptarëve me serbët te Patriarkana e Pejës
I pari me sanksione kundër Kosovës
Thikat mbi hartë
Vuçiçi, vëllau i jem
Ramushi KM i Kosovës, gomar
Vajtje-ardhje Kosovë–Tiranë 10 euro
Burimi: botasot.info


