Po ndërtohet ura më e gjatë, me gjatësi 194 metra
Punimet ndërtimore janë intensifikuar në linjën hekurudhore drejt Bullgarisë, në pjesën nga Belakovca deri në Kriva Palankë, e cila është e gjatë 34 kilometra.
Aktualisht po punohet me intensitet të shtuar në urën numër 7, e cila është ura më e gjatë në këtë segment, me gjatësi prej 194 metrash. Ajo është njëra nga tri urat që ende nuk janë ndërtuar, nga gjithsej 29 ura.
Paralelisht po prodhohen elementet prej betoni të nevojshme për sanimin e 26 urave të nisura, por të papërfunduara, nga vitet e ’90-ta. Gjithsej duhet të prodhohen 352 elemente betoni, ndërsa deri tani janë prodhuar 71, me një ritëm prej 10 elementesh në javë, njoftoi drejtori i “MZh Infrastruktura”, Siniša Ivanovski.
Realizimi i përgjithshëm i projektit aktualisht është rreth 40 për qind, ndërsa synimi është që deri në fund të këtij viti të arrijë në 50 për qind. (plusinfo.mk)
Burimi: lajmpress.org



