punime ne rrjetin elektrik keds njofton se ku do te kete nderprerje te rrymes te premten 67ef2415e8dff

Punime në rrjetin elektrik, KEDS njofton se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

April 4, 2025
min lexim

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 04.04.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10 kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 20 kV J34 Llapnasellë (kodi: 19000086)  nga ora 10:00 deri 15:30

Vendet: Llapnasellë, një pjesë e Çagllavicës dhe një pjesë e Graçanicë .

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja e ndarësit linjor.

2.

NS 110/10(20) [kV] Prishtina 2  do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS-Taukbashçe – Lodrat me kod: (11000004133) nga ora 09:00 deri 10:00

Vendet: Taukbashçe.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, punime të domosdoshme nga Drejtoria e Menaxhimit të Hapësirave Publike dhe Parqeve, Komuna e Prishtinës.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Fusha e Pejës (kodi: 50000009) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Bajraktarët, Kulla e Ministrit, Treboviq, Qunguri, Elsa, Nabergjan, Lluga, Llabjan dhe Bllagaj.

Arsyeja:  Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Prizreni 1 do të ndërprehet:

LP 10[kV] Bodrumi (kodi: 30000014) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Atmaxhë, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushë, Nashec, Gurshitë, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III dhe Zymi.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri – ndërrimi i shtyllave të thyera, pastrimi i trasesë dhe shtrëngimi i përçuesve.

* * *

Punime nga pala e tretë

1.

NS 35/10 [kV]  Prizren IV do të ndërprehet:

NS 10/04kV TS Shkolla Normale (kodi: 30033004010)  nga ora 11:00 deri 16:00

Vendet: rr. Mehmet Hasi, një pjesë.

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 0.4kV sipas zgjidhjes teknike.

Ferizaj

 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Sllovia (kodi: 41000003) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagjë, Sllovi, Smallushë, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Novolani (kodi: 73000005) nga ora 10:30 deri 15:30

Vendet: Një pjesë e Bukoshit,Novolani,Kolla,Vërnica,Rezniku,Shallci,Druvari,,Mihaliqi.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi i motorit në daljen J02 dhe kontrollimi i lidhjeve të tensioneve & ndërrimi i releut ndihmës & Vendosja e shtyllave të tensionit të mesëm.

2.

Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Ekstra (kodi: 73000006) nga ora 14:00 deri 15:00

Vendet: rr,Bahri Kuqi, Shote Galica, Azem Bejta, Lutfi Musiqi, Shales, Drenicës, Adnan Shyti, Hoxhë Kadri Prishtina, 2Maji, Osman dhe Shaban Bunjaku dhe fshati Begaj.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi i kurdisjes së motorit në daljen J03.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

veton berisha e kemi te nevojshme te jemi pjese e nje qeverie qe na respekton 67ef1c5bbf248
Story i mëparshëm

Veton Berisha: E kemi të nevojshme të jemi pjesë e një qeverie që na respekton

icardi akuzon wanda naren se i ka vjedhur 7 milione euro 67ef25441305c
Story i radhës

Icardi akuzon Wanda Narën se i ka “vjedhur” 7 milionë euro

Të fundit nga

Peja shënon fttore

Peja ka shënuar fitore të pastër ndaj Golden Eagle Therandës në ndeshjen e parë të çerekfinales së Play-Off-it, duke marrë epërsinë 1:0 në seri. Pejanët dominuan në dy setet e para dhe
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë