Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit të spitaleve protestojnë sot.
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur se punëtorët Teknik dhe ata të Sigurimit Fizik, të cilët kryejnë shërbime në institucionet shëndetësore publike në nivel vendi në Kosovë do të protestojnë sot.
Ata do të protestojnë para drejtorive të Spitaleve, QMF, dhe Ambulancave ku ata kryejn shërbime.
Arsyeja e protestës është mos përfshirja e këtyre punëtorëve ne vendimin e qeverisë të datës 20.07.2022, që ka të bëj me pagesën shtesë neto prej 10% e pagës bazë, për shkak te Covid-19.