Pas tërheqjes së Rusisë nga qyteti port jugor i Khersonit, punëtorët tani po shkatërrojnë postera që shprehin dashurinë për Rusinë dhe përfitimet e marrjes së pasaportave dhe pensioneve ruse.
Në vend të tyre ka pankarta me slogane të thjeshta si “Kherson – qytet hero” dhe “Bashkatdhetarë, ju jeni të lirë” të shtypura në një sfond të verdhë, shkruan The Sky, përcjell “Bota sot”.
Një zëdhënës i qeverisë lokale të Ukrainës tha: “Në momentin që ushtarët tanë hynë, këto postera u shtypën dhe na u dorëzuan”.
Masa vjen pasi autoritetet ukrainase kanë filluar evakuimin e civilëve nga zona e çliruar së fundmi, nga frika se mungesa e nxehtësisë, energjisë dhe ujit për shkak të bombardimeve ruse mund t’i vështirësojë kushtet këtë dimër.