Pa kaluar 20 ditë nga përfundimi i projektit, kanë dalë në pah problemet, mangësitë dhe puna jo kualitative të kryera gjatë asfaltimit të rrugës numër katër, afërsisht 1 km të gjatë në komunën e Haraçinës.
Për këtë ka dalë në terren në inspektim të jashtëzakonshëm, kryetari i Komunës, Ridvan Ibrahimi.
I pari i Haraçinës akuzon kompaninë se kompania ka “përdhosur” projektin më të kompletuar që ka pasur. Njofton se në këtë rrugë paraprakisht është kryer edhe projekti i infrastrukturës së ujrave të zeza dhe atij atmosferik.
RIDVAN IBRAHIMI
“Jemi sot këtu për t’i parë nga afër, fillimisht mund të them se ka qenë një nga projektet më të kompletuara në kuadër të komunës si project dokumentacion me të gjitha fazat. Ne në këtë rrugë kemi paraparë dhe kemi realizuar edhe kanalizimin për ujrat atmosferik dhe ujrat e zeza dhe njëkohësisht kemi bërë edhe asfaltimin. Sot për fat të keq ballafaqohemi me disa kompani jo-serioze dhe që u mungon kualiteti dhe jemi sot këtu për ta parë dëmin se pas disa ditëve nga asfaltimi, nuk qëndron si duhet asfalti dhe janë paraqitur disa gropa.”
Ibrahimi thotë se për këto lëshime ka kontaktuar edhe me mbikqyrësin e punimeve dhe se nuk do të paguaj projektin pa i sanuar lëshimet kompania që ka kryer punimet.
RIDVAN IBRAHIMI
“Këto punë nuk mund të kalojnë në komunë tonë dhe padyshim që do të kërkojmë që në kuadër të asaj ligjores këtu të rregullohet rruga siç duhet me të vetmin qëllim që të mundet edhe pjesa financiare të realizohet.Kërkojmë kualitetin e duhur sepse e meritojmë. Me taksat e qytetarëve është bërë ky project dhe padyshim që realizimi i mjeteve financiare do të ndodhë përmes taksave të qytetarëve dhe në asnjë mënyrë nuk e pranojmë këtë kualitet në këtë rrugë.”
Thotë se për t`u realizuar ky projekt kanë ndihmuar edhe qytetarët të cilët kanë lëshuar vend të mjaftueshëm për zgjërimin e rrugës.
RIDVAN IBRAHIMI
“I falënderoj qytetarët sepse vërtetë kemi pasur një përkrahje të fuqishme, kjo rrugë nuk ka qenë më e gjërë se tre metra, kurse tash është vetëm asfalt 5 metra dhe diku kalon edhe më shumë se 6 metra gjërësi.”
Tha se qytetarët kanë prishur muret e tyre për të lëshuar hapsirën e nevojshme për ndërtimin e kësaj rruge.
Ndryshe, ardhja e Ridvan Ibrahimit ka ndryshuar pasqyrën e Komunës së Haraçinës, nga komuna që s’ka paguar fare tatim, Haraçina sot renditet ndër të parat komuna për pagesën e tatimit nga ana e qytetarëve, Ibrahimi pritet të jetë kandidat i Frontit Europian për kryetar të Haraçinës në zgjedhjet locale që do të mbahen vitin e ardhëshëm. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN