Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara tha ditën e Premte se punët artistike gjeneruar nga inteligjenca artificiale nuk mund të mbrohen nga e drejta e autorit.
Gjykatësja Beryl Howell e cila po mbikëqyrte një rast kundër Zyrës së të drejtave të autoriteti në SHBA pasi kishte refuzuar ti jepte të drejtat Stephen Thaler për një imazh gjeneruar prej tij nga algoritmi Creativity Machine.
Thaler ishte përpjekur disa herë të mbronte imazhin me të drejtat e autorit ku pronari i Creativity Machine do të ishte autor i imazhit ndërsa Thaler si pronar i saj.
Pas refuzimit nga autoritetet vitin e kaluar, Thaler e paditi në gjykatë duke pretenduar se refuzimi ishte arbitrar dhe në kundërshti me ligjin.
Por gjykatësja nuk e shikoi të tillë dhe në vendimin e saj tha se autorësia e njeriut është kushti themelor që një punë të mbrohet me të drejtat e autorit.
Ende Stephen Thaler planifikon të apelojë vendimin. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL