Punësimet/ Ekspertët: Pronarët duhet të dinë të joshin punëtorët

min lexim

31 Dhjetor – Tregu i punës ka një etje të madhe për punëtorë, sidomos për punëtorë të kualifikuar. Firmat ankohen se punëtorë nuk ka, por punëtorët janë bërë të zgjar. Pa i parë në kontratë kushtet e punës dhe pagën, nuk pranojnë të punojnë.

 

Bazuar edhe në hulumtime gjeneratat ndryshojnë dhe ato kanë specifikat e tyre por vërehet vetëdijësim I ngritur në kërkesat e punëtorëve, thonë ekspertët. 

“E para që i kushtohet shumë rëndësi është ngritja në karierë, ngritja profesionale, mundësia për t’u ngrit profesionalisht në një industri. Pastaj faktor tjetër shumë i rëndësishëm mundësia e përmbushjes profesionale. Çdo i punësuar i gjeneratës së re dëshiron të punojë në ndonjë projekt të rëndësishëm për të dhe shoqërinë. Pastaj faktor tjetër i rëndësishëm është stabiliteti i vendit të punës. Pastaj është kultura organizative inkluzive, a ka aktivitete socilae a ka raporte të mira ndërnjerëzor të mira. Pastaj paraqitet fleksibiliteti i orarit të punës, është e rëndësishme njerëzit ku punojnë dhe ta kryejnë detyrën e njejtë dhe gjithsesi këtu është edhe rroga si faktorë i rëndësishëm dhe rrogat e larta” – u shpreh Profesori universitar, Gadaf Rexhepi.

Shton se gjeneratat e reja nuk e shohin rrogën si zgjidhje sociale por si vlerë individuale. Fluksi i ikjes së të rinjëve nga vendi vjen si rezultat i mospërmbushjes së kritereve.

Punësimet, qytetarët: Shohim kushtet, rrogën, mundësinë e avancimit

Qytetarët të vetëdijësuar për kërkesat por vështirë të gjesh punë me kushte të mira.

“Avancimi në karierë kushtet edhe paga”

“Kushtet, vetëm kushtet”

“Rroga, vetëm rroga dhe kontributet”

“Si sillen njerëzit me ty, shefi si sillet, sa është afërsia, a e ke larg punën. Më në fund edhe rroga”

“Kushtet shkojnë bashkë me pagën. Varet edhe prej kualifikimeve tona, nëse kualifikimet përputhen me pagën ose kushtet”

Faktorët e lartëpërmendur janë arsyeja pse në vendin tonë tek ndërmarrjet ka diskrepancë, sepse organizatat e mëdha janë në favor të plotësimit të kritereve në krahasim me organizatat që janë më të vogla, e të cilat e kanë shumë më të vështirë t’i sigurojnë këto mundësi, nënvizojnë ekspertët.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Nata e Vitit të Ri, klinikat me ekipe kujdestare

Story i radhës

Osmani viziton Bërnjakun dhe bazat policore në veri

Të fundit nga