Papunësia në Shqipëri ka rënë nën nivel historik një shifror sipas INSTAT, çka sipas ekspertëve lidhet me gjallërimin e tregut të punës dhe rritjen e interesit për sektorë si turizmi dhe pasuritë e paluajtshme. Megjithatë, industria dhe bujqësia vijojnë të përballen me mungesë fuqie punëtore.
Rënie e papunësisë në nivelin 8.8 % në vitin 2024 sipas të dhënave të INSTAT, për ekspertët ekonomisë është rezultat u gjallërimit të tregut të punës në vend.
Erion Muço thekson edhe marrëdhënien e re mes punëdhënësve e punëmarrësve.
Sektorët që po përballen me mungesën më të madhe të fuqisë punëtore vazhdojnë të jenë industria dhe bujqësia.
Muço thekson se të rinjtë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt sektorëve të pasurive të paluajtshme dhe turizmit
4.1 % e personave jo ekonomikisht aktive sipas INSTAT klasifikohen të dekurajuar për të gjetur një punë, çka për ekspertin Muço lidhet me disa faktorë
Ekspertët theksojnë nevojën e politika mbështetëse dhe subvencione për të rinjtë për t’i përafruar ata me tregun e punës.
Burimi: botasot.info