Puna në grup, a është vërtet strategjia më efikase?

min lexim

Deri më sot na ka shoqëruar mendimi se puna në grup është e rëndësishme për efikasitetin dhe produktivitetin në një kompani. Por a është vërtet kështu?

Puna në grup – është e drejtë të alternohet me momente vetmie

Teknologjitë e reja dhe zhvillimi ekonomik po i shndërrojnë kompanitë në “makina të të menduarit” në kërkim të zgjidhjeve krijuese që mund të çojnë drejt inovacionit dhe vlerës së shtuar. Për të arritur këtë objektiv është e rëndësishme të nxitet puna në grup paralelisht me punën në vetmi.

Të punosh në vetmi, disa arsye pse duhet bërë

Drejtuesi i Amazon, Jeff Bezos, ka thënë se gjithë mbledhjet e tij të punës fillojnë me 30 minuta lexim në heshtje. Automatizimi tashmë është një realitet në të gjithë kontekstet e kompanive.

Kjo do të thotë që aktivitetet ekzekutive dhe ato rutinë do t’i besohen gjithnjë e më shumë makinerive.

Ndërsa njerëzve do t’u besohet detyra që të jenë analitikë, krijues, të japin zgjidhje dhe të sjellin ide të reja. Dhe për të kultivuar këto aftësi është e nevojshme që të punoni në vetmi.

Një tjetër aspekt që duhet të kemi parasysh lidhet me numrin e madh të inputeve që marrim nga bota e jashtme dhe për rrjedhojë është e vështirë të mbajmë lart nivelin tonë të përqendrimit. Puna në vetmi, duke qëndruar larg telefonit dhe email-it, duke u përqendruar ekskluzivisht në analiza e duke u thelluar, ju ndihmon të fokusoheni.

Puna në grup është një element që duhet konsideruar gjithnjë efikas, por vetëm nëse ndërthuret me momente të vetmisë së plotë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lufta e re afër!/ Kina organizon stërvitje të reja rreth Tajvanit dhe paralajmëron se do të “shtypë” ndërhyrjet e huaja!

Story i radhës

“Vjedhja është haram”/ Hoxha i xhamisë së grabitur 3 herë në Podgorie kërkon ndihmën e Policisë për kapjen e autorëve!

Të fundit nga