pulle postare per nder te figures se arber

Pullë postare për nder të figurës së Arbër Xhaferit

August 15, 2023
1 minut lexim

Posta e Maqedonisë së Veriut ka publikuar pullë postare për nder të figurës së Arbër Xhaferit, transmeton TV21.

Pulla postare vjen në 11-vjetorin e ndarjes nga kjo jetë e mendimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Arbër Xhaferi, i cili ishte edhe kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika.

Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi me dy dhoma në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.

Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Arbër Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe, në fillim të viteve 90, u rikthye për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më vonë ndryshoi emrin në Partia Demokratike Shqiptare.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

me 20 gusht ne shkup fillon stervitja e perbashket ushtarake e maqedonise shba se dhe shqiperise 64dbd444ca22f
Story i mëparshëm

Më 20 gusht në Shkup fillon stërvitja e përbashkët ushtarake e Maqedonisë, SHBA-së dhe Shqipërisë

operacion antidroge i policise shqiptare me guardia di finanza dhe dea n amerikane goditet nje grup kriminal me baze ne fushe kuqe 64dbda61cc247
Story i radhës

Operacion antidrogë i policisë shqiptare me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane, goditet një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe

Të fundit nga

Reagon Alen Sherri

Alen Sherri regjistroi 7 paraqitje këtë sezon në Serie A me fanellën e Cagliarit. Ish-portieri i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare luajti mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Napolit ku këta të
ShkoLartë