Christian Pulisic do të jetë një futbollist “perfekt” për Arsenalin pasi që Gabriel Jesus është jashtë shkaku i lëndimit, thotë ish ylli i Topçinjve, Emmanuel Pettit
Mikel Arteta pritet që të zhytet në tregun e transferëve gjatë janarit për ta përforcuar sulmin pasi që braziliani i tij më numër 9 ju nënshtrua një operimi në gju. Objektiva të ndryshme janë përmendur si emra për gjigantin e Premier Ligës, por Petit beson që opsioni më i mirë do të ishte joshja e të paadaptuarit, amerikanit që luan në anën tjetër të Londrës për skuadrën e Chelsea.
“Ju e keni parë Pulisicin që luante si një futbollist i rinuar në Botëror. Ai ishte shumë i mirë për SHBA-në dhe e meriton për të luajtur si titullar në një tjetër klub. Mendoj se është tipi i lojtarit që saktësisht i duhet Arsenalit. Tani që Gabriel Jesus është jashtë mendoj që ai do të ishte një opsion i madh. Si Hakim Ziyech, shoh që koka e tij nuk është për Chelsean për momentin që duken shumë të dobët, është koha që ata të largohen sepse e meritojnë”, tha Petit për Football Betting.
“Ata kanë nevojë për përforcime gjatë merkatos. Flitet edhe për Gonçalo Ramos që tashmë ka shënuar një het-trik kundër Zvicrës, por mendoj që është shumë herët për të. Ai nuk e kishte të njëjtin impakt me Marokun. Asnjë goditje me kokë, vrapime të pakta, nuk lirohej mirë. Zaha nga Palace, Saint – Maximin nga Newcastle apo Pulisic nga Chelsea do të ishin treshja që unë do të kisha kërkuar. Pulisic do të ishte perfekt për dëshirat e Artetës, ai dëshiron të luajë futboll me një prekje, ka lëvizje të lira dhe ai jeton në Londër që do të ishte një kalim i lehtë”, tha Petit, i cili fitoi Premier Ligën dhe FA Cup sa ishte në Arsenal.
Arsenali – të cilët janë në krye të Premier Ligës dhe me gjasë do të përfundojnë vitin si lider për herë të parë që nga 2007 – do të kthehen në aksion kundër West Ham më 26 dhjetor.