Hulumtimet e reja sugjerojnë se unazat e Saturnit mund të jenë më të vjetra sesa duken – ndoshta po aq të vjetra sa planeti.
Në vend që të jenë 400 milionë vjeçare siç mendohet zakonisht, unazat e akullta dhe vezulluese mund të jenë rreth 4.5 miliardë vjet të vjetra ashtu si Saturni, sipas një ekipi nga Japonia.
Unazat e Saturnit mendohet të jenë midis 100 dhe 400 milionë vjet të vjetra bazuar në më shumë se një dekadë vëzhgimesh nga anija kozmike Cassini e NASA-s, shkruan AP.
Imazhet nga Cassini nuk treguan asnjë provë të ndonjë errësimi të unazave nga ndikimi i mikrometeoroideve, duke i shtyrë shkencëtarët të konkludojnë se unazat u formuan shumë kohë më parë sesa mendohet.
Ryuki Hyodo i Institutit të Shkencave të Tokios dhe ekipi i tij thanë se është e mundur që unazat e Saturnit mund të jenë diku midis dy moshave ekstreme.
Rezultatet e tyre shfaqen në revistën Nature Geoscience.
Burimi: botasot.info