Publikohet momenti kur policia hap nëndetësen me katër tonë kokainë

February 9, 2022
1 minut lexim

Forcat detare kolumbiane kanë gjetur një nëndetëse gjysmë të zhytur në ujë me rreth katër tonë kokainë brenda saj.

Nëndetësja e gjatë 15 metra ishte duke lundruar drejt Amerikës Qendrore para se të pengohej nga autoritetet, shkruan BBC.

Vlera e drogës së konfiskuar mendohet se është rreth 150 milionë dollarë dhe përbën sasinë më të madhe të kapur nga forcat detare të Paqësorit në dy vitet e fundit.

“E parandaluam trafikimin dhe konsumimin e më shumë se dhjetë milionë dozave në nivel global, duke e parandaluar arritjen e tyre në duart e të rinjve, duke parandaluar një gjeneratë të konsumuesve të rinj dhe duke i penguar vdekjet e dhunshme të shkaktuara nga mikro-trafikimi dhe vdekjet e shkaktuara nga mbidoza”, tha Francisco Hernando Cubidos Granados, komandant i forcave detare kolumbiane të Paqësorit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rudina Dembacaj ironizon Einxhel Shkirën dhe e akuzon se i “vodhi” projektin

Story i radhës

Apple zbulon aksidentalisht sistemin e ri operativ

Të fundit nga

ShkoLartë